Maqedonia me shpresa për marrëdhëniet me Greqinë
Subjektet politike në Maqedoni presin intensifikimin e negociatave rreth zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë pas fitores së PASOK-ut të Jorgos Papandreut në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Opozita maqedonase vlerëson se fitorja e partisë së Papandreut krijon një hapësirë për negociata thelbësore mes dy qeverive për çështjen e emrit. Por njëkohësisht opozita thekson se edhe qeveria e Maqedonisë duhet ta trajtojë seriozisht këtë problem disavjeçar.
"Njëkohësisht e inkurajojmë qeverinë tonë dhe qeverinë e re të zgjedhur në Greqi që të hyjnë në negociata thelbësore rreth dallimeve për emrin", deklaroi Andrej Petrov, deputet i LSDM-së.
"Ne shpresojmë se edhe qeveria e Maqedonisë do të ketë një angazhim sa më serioz rreth këtij problemi dhe shpresojmë se më në fund do të ketë rezultat të suksesshëm i cili kuptohet se do të jetë i volitshëm për të dy palët dhe para së gjithash do të jetë në favor të qytetarëve të Maqedonisë", deklaroi deputetja e partisë shqiptare Demokracia e Re, Flora Kadriu. Kryeministri Nikolla Gruevski ndërkohë u shpreh i përmbajtur. Në një prononcim për mediat ai tha se pavarësisht kush është në qeveri, do të vazhdojnë negociatat për dallimet që janë evidente, ndërsa BDI pret rezultate në këtë drejtim.
"Ne mendojmë se është koha që edhe Greqia, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare, të reflektojë energji pozitive drejt gjendjes së një kompromisi përsa i përket kontestit të emrit me Maqedoninë. Vlerësojmë se është interes të Maqedonisë dhe Greqisë që të kemi një rajon sa më të qëndrueshëm", tha Rafis Haliti, deputet i BDI-së.