E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon Kryeministrin e Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero për humbjen e jetëve njerëzore në aeroportin Barajas, në Madrid

“I nderuar zoti Kryeministër

Tragjedia në aeroportin e Barajas në Madrid, në të cilën humbën jetën shumë qytetarë, ka pikëlluar thellë jo vetëm kombin dhe vendin tuaj, por dhe të gjithë miqtë e Spanjës kudo në botë.

Shqiptarët ndajnë me ju zoti Kryeministër zinë dhe dhimbjen që ka krijuar kjo katastrofë e rënde ajrore.

Me këtë rast pranoni zoti Kryeministër  ngushëllimet me te thella të miat personalisht dhe të qeverisë shqiptare, solidaritetin  dhe simpatinë më të madh për ju , familjet e viktimave dhe për mbarë kombin tuaj.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›