E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Planifikimit Strategjik diskuton miratimin e projekteve të financuara në kuadrin e Programit IPA 2009

-Kryeministri Berisha theksoi se duhet të shmangen fragmentarizmat, të respektohen kriteret e përcaktuara nga BE e se këto fonde duhet të përqëndrohen kryesisht në  zhvillimin e tregut të lirë dhe infrastrukturës së vendit

Komiteti i Planifiklimkimit Strategjik u mblodh sot, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, për të diskutuar miratimin e projekteve për financimin në kuadrin e Programit IPA 2009, Instrumentit Financiar kryesor që Komisioni Europian jep në mbështetje të prioriteteve të Integrimit Europian dhe plotësimin e kushteve për arritjen e standardeve të BE-së në të gjitha fushat e parashikuara nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në asistencën e Programit IPA 2009 Shqipëria do të financohet me rreth 81.2 milionë euro nga totali që Shqipëria ka patur për periudhën 2007-2009 prej 212 milionë euro.
Nga këto 70.9 milionë euro janë për komponentin e parë të asistencës së tranzicionit dhe forcimit të institucioneve, 10.3 milionë euro janë për komponentin e dytë për  bashkëpunimin ndërkufitar.
Që prej muajit qershor të këtij viti institucionet dhe agjencitë kanë filluar punën për përgatitjen e Programit IPA 2009 të komponentit të parë, identifikimin e projekteve prioritare që do të financohen me fondet në dispozicion prej 70.9 milionë euro.
Në fillim të këtij takimi kryeministri theksoi se ajo që është më e rëndësishme është përqëndrimi i këtyre fondeve dhe shmangia e fragmentarizimeve të panevojshme, ç’ka duhet të jetë një nga parimet kryesore që duhet të udhëheqë programet, që do të përzgjidhen.
“Një nga risitë më madhore të kësaj qeverie ka qenë qëndrimi i saj antifragmentarist. Në rast se sot në mbarë vendin ka vepra të mëdha dhe të dukshme, që po ndërtohen apo janë në ndërtim mijëra kilometra rrrugë, qindra shkolla dhe ujësjellësa dhe vepra të tjera publike, ky është rezultat direkt i përqëndrimit të fondeve të buxhetit dhe të donatorëve”- tha Kryeministri Berisha.
Më tej kryeministri e vuri theksin në respektimin e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Europian për përqëndrimin e asistencës së paraderimit, si një parapërgatitje e vendit për të konsoliduar kriteret e Kopenhagenit, apo atë që quhet demokraci funksionale.
Kryeministri theksoi se është e domosdoshme që përmes këtyre fondeve të përparësohen rrugët rurale dhe ujësjellësit, duke nënvizuar se asgjë nuk mund ta zëvendësojë zhvillimin e këtij vendi se sa ripërtëritja apo rindërtimi i infrastrukturës.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit Strategjik  Kryeministri Berisha u shpreh:

Komiteti i Planifikimit Strategjik mblidhet sot për të diskutuar miratimin e projekteve për financimin në kuadrin e Programit IPA 2009. Në asistencën e Programit IPA 2009 Shqipëria do të financohet me rreth 81.2 milionë euro nga totali që Shqipëria ka patur për periudhën 2007-2009 prej 212 milionë euro. Nga këto 70.9 milionë euro janë për komponentin e parë të asistencës së tranzicionit dhe forcimit të institucioneve, 10.3 milionë euro janë për komponentin e dytë për  bashkëpunimin ndërkufitar. Që prej muajit qershor të këtij viti institucionet dhe agjencitë kanë filluar punën për përgatitjen e Programit IPA 2009 të komponentit të parë, identifikimin e projekteve prioritare që do të financohen me fondet në dispozicion prej 70.9 milionë euro.

Në tërësi  përqëndrimi dhe jo fragmentarizimi duhet të jenë një nga parimet që ne duhet të udhëhiqemi në programet që do të përzgjedhim. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të shmanget ideja e fragmentarizimeve të panevojshme. Një nga risitë më madhore të kësaj qeverie ka qenë qëndrimi i saj anti-fragmentarizim. Në rast se sot në mbarë vendin ka vepra të mëdha dhe të dukshme, që po ndërtohen apo janë në ndërtim mijëra kilometra rrrugë, qindra shkolla dhe ujësjellësa dhe vepra të tjera publike, ky është rezultat direkt i përqëndrimit të fondeve të buxhetit dhe nga donatorët, por ky proces duhet të njohë këtë vit përmasa edhe më të mëdha. Thërmimi është avullim. 


Natyrisht është e domosdoshme që të respektohen kriteret e përcaktuara nga Komisioni Europian për përqëndrimin e asistencës së paraderimit. Respektimi i këtyre kritereve ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është një parapërgatitje e vendit për të konsoliduar kriteret e Kopenhagenit apo atë që quhet demokraci funksionale. Është e domosdoshme të respektohet kriteri ekonomik respekti i të cilit ka një qëllim madhor; ekonomi tregu funksionale. Dhe në këtë kontekst fuqizimi i të gjitha instrumentave që garantojnë lirinë e tregut, e cila kusht fondamental ka vetëkufizimin e qeverisë. Sa më tepër të vetëkufizohet qeveria aq më i lirë bëhet tregu. Raporti qeveri-treg është i ndryshëm nga të gjitha raportet tjera.

Kështu që është e rëndësishme që kriteret që 20-25 % apo 14.2 -18 milionë euro, të cilat do të adresohen në fushën ekonomike të synojnë para së gjithash zgjerimin dhe konsolidimin e ekonomisë së tregut, forcimin e kapaciteteve institucionale të institucioneve apo forumeve rregullatore të tregut siç është ERT, ERE dhe AMF , institucione këto që po provohen gjithnjë e më serioze dhe më të konsoliduara dhe përsosja e bazës laboratorike dhe metrike si një kusht për standardet europiane. Pra ka një rëndësi shumë të madhe që kjo shumë të përqëndrohet në projektet më të domosdoshme . 
Së treti 82 milionë euro të parashikuara për vitin 2008 në masën 40-45 % të tyre apo 28-35 milionë do të përdoren për projekte, të cilat afrrojnë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Europian në shkolla në rrugë ujësjellësa e infrastrukturë.
Mendoj se është e domosdoshme që edhe në këtë fond të përparësohen rrugët rurale dhe ujësjellësat. Asgjë nuk mund të zëvendësojë zhvillimin e këtij vendi ripërtëritjen dhe rindërtimin e infrastrukturës, ndaj dhe kjo qeveri në këtë mandat, por edhe në mandatin tjetër në rast se qytetarët shqiptarë e votojnë , do të ketë përqëndrimin maksimal në infrastrukturën e vendit.

Një Shqipëri europiane mund të jetë e tillë vetëm me një infrastrukturë europiane. Për këtë nuk duhet të kemi asnjë iluzion ndaj dhe një pjesë e këtyre fondeve do të shkojë për rrugë dhe ujësjellësa sikundër  ka një risi në përdorimin e këtyre fondeve; bashkëfinancimi nuk është më 10 %, por kërkohet të jetë 15-25 %.

Në buxhetin e shtetit duhet të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në mënyrë që t`u përgjigjemi me bashkëfinancim këtyre projekteve sepse tani siç e dini Shqipëria me ritmin e saj të zhvillimit po kalon në vendet me të ardhura të mesme dhe kjo ka disa pasoja  përsa i përket granteve, dhe kredive, por lehtësisht e plotësisht të përballuesdhme dhe askush nuk duhet të jetë zemërthyer se ky vend i tha lamtumirë grupit të vendeve me të ardhura të ulëta, përkundrazi ky është një zhvillim shumë pozitiv, shumë i rëndësishëm një vepër madhore e të gjithë shqiptarëve që me mundin djersën dhe sakrificën e tyre, por natyrisht edhe filozofizë që ne vendosëm dhe zbatuam bënë që vendi të dalë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta. Në vitin 1992 sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë qenë 204 dollarë për frymë. Shqipëria renditej si një nga vendet me të ardhura më të ulëta në botë. Të ardhurat për frymë në Indi dhe Kinë shekullin e kaluar kanë qenë 400-600 dollarë respektivisht.   
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›