Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e të ndjerit Shpëtim Xhyheri
Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së Shpëtim Xhyherit, i cili u nda sot nga jeta.
Në këtë mesazh Kryeministri Berisha shkruan:
“E dashur bashkëshorte, fëmijë, familjarë të të ndjerit Shpëtim Xhyheri!
Ndarja e parakohëshme nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, Shpëtimit, mikut tim dhe veprimatrit të shquar të Partisë Demokratike, është një humbje e madhe e pakompensueshme për ju, për miqtë e Shpëtimit, për Vlorën dhe Partinë Demokratike.
Shpëtim Xhyheri ishte një qytetar dhe prind shembullor, një udhëheqës, organizator i çmuar i Partisë Demokratike të Vlorës në kohët e saj më të vështira. Ai ishte një zyrtar i përkushtuar, atdhetar i flaktë, vepra dhe kontributi i të cilit do të kujtohet gjithmonë.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë nga kjo humbje e rëndë, lutem që ju të gjeni forcën për të përballuar atë me dinjitet dhe që shpirti i Shpëtimit të gjejë paqen që meriton.
Me ngushëllimet më të sinqerta, Sali Berisha”
27/02/2009