E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal datë 9.02.2009

                                            PROCESVERBAL datë 9.02.2009, ora 10:00   Drejton Mbledhjen : JOZEFINA ÇOBA TOPALLI   KRYETARE  KUVENDI
Rendi i ditës:   Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën  9 - 27 shkurt 2009.
Të pranishëm: Znj. Jozefina Çoba TOPALLI -  Kryetare Kuvendi
Z. Ylli BUFI  - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Neritan CEKA - Zëvëndës Kryetar Kuvendi
Z. Genc POLLO  -  Zëvëndës Kryeministër
Z. Astrit PATOZI -  Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Znj.Valentina LESKAJ -  Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste 
Z. Tritan SHEHU -  Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
Z. Spartak BRAHO - Përfaqësues i Grupit Parlamentar  "E Majta për Integrim"
Z. Paulin STERKAJ -  Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës 
Z. Petrit GJONI -  Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA
Z. Arian MADHI - Kryetar i Grupit Parlamentar të  Partisë Republikane   Mungojnë:   Z. Vangjel DULE - Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate
Z. Ndue SHPANI -  Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
Z. Skënder GJINUSHI -  Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate   HAPET MBLEDHJA
 
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita. Besoj se të gjithë jeni njohur me kalendarin e ardhshëm. Keni ndonjë vërejtje, sygjerim?   VALENTINA LESKAJ: Kam një sugjerim për pikën gjashtëmbëdhjetë, projektligj Për miratimin e kontratës së koncensionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a, si bashkëkoncensionarë, për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.
Besoj se duhet të kalojë edhe në Komisionin e Ekonomisë, pasi i është lënë për shqyrtim vetëm Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Po kështu edhe për projektligjin Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar. Mendoj se duhet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Ligjeve.   JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Dakord. Administrata do bëjë ndryshimet e nevojshme.   VALENTINA LESKAJ: Ju keni përfshirë në kalendar zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit të Kontrollit të Figurës, ndërkohë që ligji është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket normale.
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Përsa kohë ligji ka hyrë në fuqi, ne po e zbatojmë. Keni ndonjë vërejtje tjetër për kalendarin? Asnjë. Jemi të gjithë dakord me këtë kalendar të propozuar? Dakord.  Mbledhja deklarohet e mbyllur.                 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›