Kryetarja e Kuvendit : Shoqëria shqiptare të ketë kurajo për një Mea Culpa, veçanërisht ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura e persekutime.
Për çdo qytetar, çdo burrë e grua që ka jetuar në periudhën e diktaturës, në mënyrë të veçantë, për ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura, persekutime, në biruca e burgje në të gjitha qytetet e Shqipërisë, mea culpa është e domosdoshme. Ne duhet të shohim nga e ardhmja , për të mos harruar kurrë cfarë ka ndodhur- Me këtë mesazh është drejtuar Kryetarja e Kuvendit, shoqëruar nga Ministri i Arsimit Fatos Beja, në çeljen e ekspozitës, me karakter historik, hapur hapur në mjediset e Katedrales së Shkodrës në përkujtim të genocidit komunist ndaj klerikëve dhe objekteve të kultit. Kryetarja e Kuvendit
Ekspozita e, e titulluar Mshirë o Zot se kam gabue sillte një kombinim të veçantë kontrasti të dokumentave historike të kohës, me pamje filmike, fotografi, objekte dhe dorëshkrime nga vuajtjet e klerikëve katolikë e myslimanë gjatë persekutimit të pamëshirshëm nga rregjimi komunist si dhe prishjes masive të objekteve të kultit në të gjithë vendin. Një objekt i veçantë ishte libri i përshtypjeve të muzeut të vetëm ateist në botë, që regjimi komunist ngriti në Shkodër, libër që përmbante shënime dhe përshtypje të vizitorëve në vitet 82-90, kundër fesë dhe klerit. Unë falenderoj organizatorët e kësaj ekspozite e cila është një tjetër dëshmi rrenqethëse në fakt, jashtëzakonisht prekëse për atë që çfarë ka qenë periudha 50 vjeçare e diktaturës. Periudhë, jo vetëm e ndaljes së kohës për Shqipërinë e shqiptarët po e një ndër periudhat që ka krijuar dhimbje të jashtëzakonshme, që ka frenuar çdo gjë që ka ekzistuar në jetën e njeriut, lirisë së tij, që ka ndaluar me ligj Zotin dhe cdo gjë tjetër që nuk mund të imagjinohet- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni, mes të cilëve dhe Monsingnor Anxhelo Masafra, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, të shtresës së të persekutuarve etj, përcollën me emocion, ekspozimin e dhjetra fotove, dokumentave, dhe dorëshkrimeve tronditëse nga kalvari i gjatë i persekutimit të klerit katolik, i proceseve në hetuesi dhe të dëbimeve të emrave të spikatur si Patër Anton Arapi, Patër Mushkalla.etj Kryetarja e Kuvendit vuri theksin ndër të tjera dhe për procesin e dëmshpërblimit të të persekutuarve politikë, duke garantuar shpërndarjen e parave, ditët e ardhshme. Është një detyrim, që ne ia kemi pasur dhe një premtim që ne po e mbajmë. Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndjarja edëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist. Paralelisht në komisionin parlamentar të ligjeve, ne do të kalojmë dhe një amendim ligjit, duke i dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq si dhe familjarëve të të dënuarve, që nuk kanë lënë pasardhës, si klerikët apo të dënuar të tjerë Kryetarja e Kuvendit tha se Mea culpa nuk është për këtë vend, është për të gjithë shoqërinë shqiptare. Idea e organizatorëve është e jashtëzakonshme për ti thënë çdo shqiptari që secili prej nesh, duhet të bëjë përpunimin e asaj, cfarë ka qenë historia jonë. Ironia e gjithë kësaj është dhe te emërtimi i kësaj ekspozite Mea Culpa, ndërkohë që njërëzit e fesë ishin viktima të persekutimit çnjerëzor komunist.
Kontrasti i krijuar edhe në këtë ambjent të vogël, mes pikturave të realizmit socialist dhe veprave të shkelura, të hedhura e të goditura fetare, apo dhënies së pretencave të prokurorëve ndaj dënimit të klerikëve dhe akteve të shkatërrimit kishave e xhamive, flet kaq shumë për këtë peirudhë të errët të historisë së shqiptarëve. Nga gjykatësit që kanë dënuar me varje, pushkatim, e internim, dhe që kanë zhdukur ndër pjesët më elitare të shoqërisë, kërkohet një mea culpa Interesimit të medias mbi pezullimin e ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese, Kryetarja e Kuvendit ju përgjigj: Në fakt kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur në 24 orë dhe do të ishte mirë të levizë në të gjithë institucionet dhe tek ato institucione që kanë penguar bërjen e transparencës për shtetarët e shtetit dhe për ata që nuk janë penduar duke mos lejuar të bëjmë transparencë. Megjithatë ajo që mendoj është se kjo ekspozitë ka një domethënie të madhe ." Pyetjes se A ka konfliktit interesi në Gjykatën Kushtetuese?, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj: Pa dyshim. Kjo është shkruar dhe në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Por është detyra jonë, që duke qenë besimtarë të mëdhenj të shtetit ligjor duhet të ecim përpara pa menduar se mund të tërhiqemi nga mea culpa nga bërja e transparencës dhe nga kërkesa se në postet kyce të disa segmenteve të shtetit mos kemi njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar të tilla tmerre. Ministri i Arsimit Fatos Beja, duke vlerësuar ekspozitën si një përpjekje të rëndësishme për dëshminë e një prej periudhave më të errëta të historisë së shqiptarëve , tha: Ne si qytetare duhet të kemi kurajon që ta shohim historine përballë dhe të kërkojmë dëshmitë e asaj që kemi përjetuar. Kjo lidhet dhe me rëndësinë që ka kujtesa historike për brezat e sotëm dhe ata që do të vinë. Ne duhet të vlerësojmë atë ka ka ndodhur që të mos përsëritet më Gjatë periudhës së diktaturës komuniste mbi 25 klerikë katolikë nga rrethi i Shkodrës u ekzekutuan, ndërsa dhjetra të tjerë u dënuan më shumë vite burg, internime e kampe pune.