Kryeministri Berisha nuk mbeshtet kandidaturen e zotit Nano per president
Ish kryetari socialist Nano u takua me kryeministrin Berisha pasdite ne zyren e kreut te qeverise. Sipas njoftimit nga qeveria zoti Berisha ka ritheksuar qendrimin e tij te bere publik se shumica nuk do e mbeshteste kandidaturen e tij duke shpjeguar se kjo ka lidhje teresisht me spektrin politik detyrimet qe rrjedhin nga perkatesite e ndryshme poli ka saktesuar kryeministri duke shtuar se ai mbeshtet dhe do te mbeshtese nje personalitet te shquar te Partise Demokratike ne postin e Presidentit te Republikes. Sipas zotit Berisha shumica aktuale i ka te gjitha mundesite per ti dhene vendit Presidentin e ardhshem ndersa ka theksuar se pas kthimit nga Samiti i Chicagos 21-22 maj ai do te hape negociatat me aleatet e tij pa perjashtuar edhe faktore te tjere.
Sipas njoftimit te kryeministrise zoti Nano gjate takimit ka evokuar disa nga marreveshjet e arritura ne te shkuaren ne zgjidhje te sfidave te vendit. Pas dorheqjes se tij si kryetar socialist zoti Nano ka dale disa here ne krah te zotit Berisha dhe e ndihmoi ate ne 2007 edhe ne zgjedhjen e presidentit Bamir Topi duke e shpetuar nga nje krize qe mund te conte ne zgjedhje te parakohshme. Kryeministri nga ana e tij e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeminister vlereson te gjitha marreveshjet e arritura se bashku ne te shkuaren ne interesin me te mire te vendit dhe kontributin e ketyre marreveshjeve ne zgjidhjen e sfidave e problematikave.
Javen e shkuar zoti Berisha deklaroi ne perfundim te takimit me komisionerin per Zgjerimin Stefan Fyle se procesi i zgjedhjes se presidentit te ri duhet te kaloje domosdoshmerisht permes negociatave mes te gjitha paleve duke qene ne favor edhe te nje takimi mes tij dhe zotit Rama. Nderkaq kryetari socialist ka nisur bisedimet me drejtuesit e forcave politike parlamentare per ti hapur rruge sipas tij nje dialogu konstruktiv mes te gjithe aktoreve.
Mbetet per tu pare se cfare ndikimi do te kene te gjitha keto zhvillime mbi ambiciet e zotit Nano per tu zgjedhur kryetar Shteti. Duket se rruga e tij drejt presidences eshte ngushtuar. Ne ndryshim nga te gjitha takimet e tjera ai sot u largua pa komentuar biseden me zotin Berisha te cilen ai i kish konsideruar si me te rendesishme ne turin e negociatave qe ai ndermori me te gjithe drejtuesit e tjere te partive parlamentare.