E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e OBSH vizitë në Shqipëri: Progres në shëndetësi

TIRANE- Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Suzana Jakab ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri. Sot përfaqësuesja e OBSH është pritur në ministrinë e Shëndetësisë nga ministri Petrit Vasili, ku u shpreh e impresionuar nga progresi që ka shënuar sistemi i Shëndetësisë. 

Sipas saj është pozitiv fokusimi në shërbimin parësor, ndërsa ka vlerësuar progresin në shëndetin publik. Ditën e nesërme drejtoresha e OBSH për Europën do të marrë pjesë në konferencën e I-rë Kombëtare për Politikat Shëndetësore në Shqipëri, përfundimet e të cilës do të paraqiten në një rezolutë, e cila synon prioritetin e shëndetit të popullatës si një element kyc për progresin e vendit dhe si një e drejtë universale e popullatës, nëpërmjet mbështetjes së implementimit të kësaj politike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›