E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti shqiptar miraton ligjin per lejimin e hetimeve te ngritura nga akuzat e z. Dick Marty

Parlamenti shqiptar miratoi sot me konsensus nje ligj te posacem i cili i njeh Njesise se Hetimeve Speciale te prokuroreve te ngritur nga Bashkimi europian ne bashkepunim me misionin e tij ne Kosove Eulex autoritetin per te hetuar rreth akuzave te ish anetarit te asamblese se Keshillit te Europes Dick Marty mbi nje trafik te mundshem organesh ne fund te viteve 90.

Menjehere pas vendimit te parlamentit Njesia e Hetimeve Speciale e pershendeti ate duke e konsideruar si nje hap te rendesishem perpara pasi forcon me tej aftesine e saj per te kryer nje hetim penal te plote te drejte dhe te pavarur lidhur me akuzat per krime lufte dhe per krim te organizuar qe permbahen ne raportin e Keshillit te Evropes.

Ne deklaraten e Njesise speciale saktesohet se ky do te jete nje hetim kompleks dhe i gjate por miratimi i ketij ligji eshte me rendesi te vecante pasi ai do te lejoje te kryhen veprimtari hetuese ne menyre autonome ne territorin shqiptar ku raporteri Dick Marty beson se jane kryer shumica e krimeve te pretenduara.

Vendimi i parlamentit shqiptar u pershendet dhe anga ambasada amerikane ne Tirane e cila u shpreh se e sheh kete si prove te angazhimit te Shqiperise ndaj integrimit europian dhe bashkepunimit rajonal.

Njesia e Hetimit ka mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara thuhet me tej ne deklaraten e ambasades ku saktesohet se pret nje hetim i plote dhe korrekt i kryer me transparence si dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve vendore e kombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›