Kryeministri Berisha përshëndet dy vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shqipëria, 2 vjet anëtare e Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake
Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot në një konference të posaçme për shtyp, dy vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.
Duke e cilësuar këtë ditë si një nga ngjarjet më historike të vendit tonë kryeministri Berisha tha:
“Sot është dy vjetori i një prej ngjarjeve, datave më kryesore në historinë e lirisë së shqiptarëve, është anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të madhe të lirisë, që kohërat kanë njohur ndonjëherë përbën edhe arritjen më madhore të shqiptarëve në fushën e sigurisë dhe lirisë së tyre. Aleanca e Atlantikut të Veriut, që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme u shndërrua në mburojë të pa depërtueshme të lirisë së kombeve të qytetëruara, të botës së lirë.
Me anëtarësimin në këtë aleancë, shqiptarët kanë të garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri. Për çdo komb, anëtarësia në këtë aleancë përbën një arritje madhore, për kombin shqiptarë, i cili ka patur një histori të shkuar shumë të dhimbshme, kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, erdhi para së gjithash dhe mbi të gjitha si rrjedhojë e atyre reformave të thella dhe të gjithanshme, që qeveria shqiptare ndërmori pas vitit 2005. Ajo ishte rezultat i suksesit të padiskutueshëm të këtyre reformave, që shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare dhe ekonominë e tregut, në një demokraci funksionale dhe ekonomi tregu funksionale. Reformave të thella të forcave të armatosura, kontributit të pa diskutueshme të ushtarakeve shqiptarë në të gjitha frontet dhe zonat, ku NATO kërkoi mbështetjen e këtij vendi.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte pa diskutim rezultat i mbështetjes së fuqishme të qeverisë dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmës së gjithanshme të vendit udhëheqës, të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të gjitha vendeve të tjera anëtare.
Duke përshëndetur në këtë datë, më e madhja në historinë e sigurisë së lirisë së shqiptarëve, çdo shqiptarë, duke përshëndetur në mënyrën më të përzemërt të gjitha vendet anëtare të aleancës së Atlantikut të Veriut, qeveritë e të cilave mbështetën anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, në këtë aleancë dy vjet më parë. Ne i shprehëm mirënjohjen më të thelle qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmën e madhe që na dha në këtë drejtim dhe mbështetjen e fuqishme.
Dua të përshëndes sot çdo qytetar shqiptarë për këtë arritje historike. Dua të garantoj Aleancën e Atlantikut të Veriut, se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten plotësisht të vendosur, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmbushur me dinjitet të plotë, çdo obligim që rrjedh nga anëtarësia e vendit në këtë aleancë, si në misionet e saj në zonat operative ku aleanca është e angazhuar dhe do angazhohet, ashtu edhe në konsolidimin në Shqipëri të shteti ligjor, rendit kushtetues, garantimit të lirive dhe te drejtave të qytetarëve shqiptare , reformave të thella të forcave tona të armatosura për përshtatjen e tyre gjithnjë e më të mirë me standardet e kësaj aleancë.
Dhe njëherë urimet më të përzemërta për çdo shqiptarë.
Pyetje: A do të bëjnë me 8 maj shqiptarët zgjedhje sipas standardeve të NATO-s, duke pasur parasysh që kemi tre incidente pa nisur ende fushata?
Kryeministri Berisha: Shqiptarët kanë bërë dhe do të bëjnë zgjedhjet e standardeve të NATO-s dhe standardeve më të mira