Ndotet vija bregdetare tonelata gurë në Radhimë e Orikum
VLORË- Ndotet bregdeti i Radhimës dhe Orikumit, si pasojë e hedhjes së inerteve nga persona të ndryshëm , të cilët krijojnë mole në këtë zonë. Sipas banorëve të zonës, kjo gjë po ndodh këto ditë, pasi vëmendja e pushtetit elektoral është e pushtuar nga ethet elektorale dhe jo në problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Deri tani nuk ka pasur asnjë masë nga ana e institucioneve përkatëse, për të zgjidhur cështjen.
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në qytetin e Vlorës Geron Gurbardhi, bën apel për zgjidhjen e kësaj situate.
“Inspektoriati i Mjedisit nga kontrollet vëren se bregdeti është i ndotur nga mbetjet e ngurta urbane. Është për të ardhur keq që këto kanë vazhduar dhe po vazhdojnë me ritme të shpejta. Në si agjenci kemi vënë gjoba, kemi cuar njerëz për ndjekje penale, por nga pushteti lokal, qoftë Bashkia Vlorë, apo Orikum nuk ka marrë asnjë masë për ndotjen. Sezoni turistik po afron dhe duhen të merren masa të menjëhershme për rehabilitimin e bregdetit",- tha Gurbardhi.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)