E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet veprimin e Qeverise së Kosovës dhe Eulex-it, për vendosjen e ligjit dhe funksionimin e doganave dhe pikave kufitare në veri të Kosovës

Qeveria  shqiptare përshëndet dhe mbështet  plotësisht  veprimin  e sotëm të  Qeverisë  së  Kosovës  dhe Eulex-it,  në kufirin verior të Republikës së Kosovës, për  vendosjen e ligjit dhe funksionimin e doganave dhe pikave kufitare sipas rregullave ndërkombëtare,  në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për këtë çështje, midis qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Republikës  së  Serbisë.

Ky vendim i autoriteteve të Kosovës dhe Eulex-it , për të zbatuar marrëveshjen  e  firmosur në Bruksel nga palët me ndërmjetësimin e BE, përbën  një  kontribut real në paqen dhe stabilitetin në rajon.

Qeveria Shqiptare, i bën thirrje Beogradit të respektojë marrëveshjen dhe të ndërpresë çdo mbështetje për strukturat paralele dhe ata që duan të shndërrojnë tre komunat në veri të Kosovës protektorate të krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.


16/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›