E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha peruron nenstacionin e Koplikut nje investim me vlere 4 milion euro

Gjate vizites ne veri te vendit ku mori pjese ne inaugurimin e nje sere investimesh publike kryeministri Berisha peruroi nenstacionin e Koplikut nje investim me vlere 4 milion Euro. Nenstacioni i Koplikut se bashku me ate te Shkodres kap vleren e 11 milione Euro. Gjate kesaj vizite kryeministri Berisha shoqerohej edhe nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli Kryetari i Bashkise z.Lorenc Luka deputete te zones dhe qeveritare vendore.

Kryeministri Berisha e cilesoi heqjen e vizave per shqiptaret si arritjen me te madhe per lirite e shqiptareve te femijeve dhe te brezave qe vjen pas shembjes se perdes se hekurt te diktatures. Heqja e vizave e shpreh kryeministri shnderron ne nje realitet te prekshem idealin evropian te qytetareve shqiptare. Heqja e vizave eshte para se gjithash ceshtje dinjiteti per cdo shqiptare i cili do te mund te levize ne mbare Evropen ne liri dhe dinjitet te plote u shpreh ai.

Kryeministri siguroi se gjate ketyre kater viteve qeveria do te beje investime te medha te cilat do te ndryshojne ne menyre perfundimtare infrastrukturen e Malesise se Madhe duke i dhene asaj infrastrukturen me moderne. Kryeministri theksoi se krahas ndertimit te autostrades se re Shkoder-Hani i Hotit shume shpejt do te filloje ndertimi i rruges Hani i Hotit-Vermosh.

Me gjeresisht ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh

Te dashur qytetare dhe qytetare banore te Malesise se Madhe

Se pari dua tju pershendes vellazerisht ju dhe te gjithe banoret e kesaj malesie te mire. Te shpreh kenaqesine time se sot inauguruam ndertimin e nenstacionit elektrik nje investim total prej 11 milion eurosh i cili fuqizon furnizimin me energji te Malesise se Madhe dhe te Shkodres dhe garanton cilesi te re ne te gjithe parametrat e ketij furnizimi. Shpreh kenaqesine qe ndodhem sot ne rrethin tuaj pasi gjate ketyre kater viteve jane bere investime te medha dhe serioze te cilat do te ndryshojne ne menyre perfundimtare infrastrukturen e Malesise se Madhe do ti japin asaj infrastrukturen me moderne. Sic e shikoni edhe vete po ndertohet rruga Shkoder-Hani i Hotit autostrada e re por ju garantoj se shume shpejt do te filloje ndertimi i rruges Hani i Hotit-Vermosh.

Fjalet e thena do ti bejme realitet shume shpejt ne do te cojme rrugen ne cdo skaj te bukurive mahnitese te malesise suaj. Shume shpejt do te bejme qe ju te keni nje infrastrukture nder me modernet rruge te reja te asfaltuara ujesjelles kanalizime shkolla moderne qendra shendetesore por nga ana tjeter une ju jap ju fjalen se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje vreshti ulliri geshtenje arre shege molle qe ju do te mbillni per te permiresuar jeten e familjeve tuaja. Cdo perpjekje qe ju do te beni per te ecur drejt begatise ndaj dhe thirrja ime per fermeret e Malesise se Madhe per fermeret e Shkodres dhe te mbare Shqiperise eshte angazhohuni ne projektet sa me ambicioze ne mbjelljen e ketyre drureve frutore. Nje nga burrat me te mencur te ketij kombi do te shkruante mbi 100 vjet me pare nje liber te pavdekshem Shqiperia Kopshti Shkembor i Evropes Juglindore kopsht duhet dhe do ta bejme ne sepse ky vend ka prodhimet dhe potencialet me te medha se cdo vend tjeter.
Qytetare dhe qytetare te Malesise se Madhe

Kam kenaqesine te takoj sot ju po vij nga Shkodra nga Postriba ketu ne agun e njerit prej momenteve me te medha te historise sone kombetare te heqjes se vizave per shqiptaret. Heqja e vizave perben pas shembjes se perdes se hekurt te diktatures arritjen me te madhe per lirite tona te femijeve tane dhe te brezave qe vijne. Heqja e vizave shnderron ne nje realitet te prekshem idealin evropian te qytetareve shqiptare. Heqja e vizave eshte para se gjithash ceshtje dinjiteti per cdo shqiptare i cili do te mund te levize ne mbare Evropen ne liri dhe dinjitet te plote. Por heqja e vizave per ne shqiptaret eshte dhe fundi i nje brenge te madhe sa kjo toke brenge e krijuar nga diktatura e cila i varferoi ne ate shkalle ekstreme shqiptaret dhe beri qe ata lirine hapjen e dyerve te lirise renien e perdes se hekurt ta shenojne me eksodet nder me te medhate ne tere historine e tyre dhe kjo per shkakun e vetem per kafshaten e gojes dhe per asgje tjeter. Jane me dhjetera e qindra familje shqiptare qe shuajne mallin qe perqafojne te dashurit e tyre femijet e tyre niperit dhe mbesat e tyre te cilet per shkak te vizave nuk kane pasur mundesi ti takojne. Heqja e vizave eshte nje epoke e re per cdo shqiptare bene Shqiperine njerin prej vendeve me te besueshme. Kete vit agjencia me serioze turistike e bote ska shpallur Shqiperine njeshin e botes per tu vizituar dhe ky lajm po qarkon sot ne te kater anet e planetit. Ketu nje merite te madhe kane ata te cilet anetaresuan Shqiperine ne NATO kane ata te cilet bene qe shqiptaret te levizin pa viza. Kane reformat e thella te cilat se shpejti do te beje qe nga Hani i Hotit nga Valbona nga Vermoshi ne Kakavije ne Konispol ne Leskovik qytetaret e ketij vendi dhe miqte e tyre te ecin ne rruge te reja nder me te mirat.

Nje merite kane ata te cilet me lumenj djerse dhe mundi e shnderruan Shqiperine nga vendi i cili braktisej me eksode masive te renditet ne vendin e 57 ne bote ku jetohet me mire. Por ketu merite te jashtezakonshme ka shpirti juaj i bardhe mikpritja juaj miresia juaj qe ju gjate ketyre viteve keni deshmuar gjate cdo qytetari te Ballkanit te Evropes dhe Botes qe ka vizituar Shqiperine. Eumlshte kjo mikpritje qe do te shumefishojne gjate ketyre viteve vizitoret nga mbare Bota dhe do te ndikoje fuqishem ne prosperitetin ne zhvillimin ekonomik ne njohjen e metejshme te Shqiperise.

Zoti kryetar une jam ketu per tju dhene fjalen se qeveria ime do te mbeshtese cdo projekt per asfaltimin e rrugeve cdo projekt per ndertimin e shkollave qendrave shendetesore ujesjellesve kanalizimeve te ketij rrethi te kesaj malesie dhe cdo projekt te fermereve te saj per te permiresuar jeten e tyre.


07/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›