E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një fabrikë dyshëkësh. Digjen dy magazina

Nje zjarr dogji dz magazina te nje fabrike te prodhimit te dyshekeve ne Kavaje. Ky eshte zjarri i dyte brenda dy viteve qe bie ne fabrike. Eskeperet deri tani jane te mendimit se zjarri ka qene aksidental 

KAVAJE-Një zjarr i fuqishëm përfshiu fabrikën e prodhimit të dyshekeve Gjergj Krajli në Kavaje. Dy magazina të mëdha janë djegur plotësisht dhe dëmet materiale llogariten shumë të mëdha. Zjarri qe ra ne oren 04:00 te mëngjesit ka vazhduar edhe pergjate mengjesit te sotem dhe rreth ores 09.00 jane vene ne kontroll. Ky eshte i dyti zjarr ne kete fabrike brenda dy viteve te fundit. Burime nga vendgjarja thane se brenda ambienteve te fabrikes ndodhej dhe nje cisterne e madhe gazi, por fatmiresisht flaket ishin larg saj. Ne vendgjarje per shuarjen e zjarrit ndihmuan zjarrfikes nga Durresi, Kavaja dhe Tirana. Ne vendgjarje ishin gjithashtu forca te shumta policie dhe eksperte qe po hetojne per shkaqet e zjarrit. Dyshohet se shkendijat e para ishin ne dhomen e tharjes se materialeve mbushes te dyshkeve dhe me pas perfshine dy magazinat. Eskeperet deri tani jane te mendimit se zjarri ka qene aksidental.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›