Kryeministri Berisha premton investime te medha ne turizem per vitin e ardhshem

Qeveria do investoje fuqishem ne turizem per vitin e ardhshem. Keshtu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha ne konferencen e organizuar per turizmin. Berisha duke vleresuar turizmin si nje sektor mjaft i rendesishem per ekonomine e vendit theksoi se Shqiperia ka potenciale te medha per zhvillimin e turizmit. Duke folur ne konferencen per turizmin kreu i qeverise i eshte referuar serish fluksit te madh te turisteve te cilet vizituan Shqiperine gjate veres. Duhet pranuar se ky fluks i papermbajtur i turisteve drejt Shqiperise eshte nje frymezim qeverine dhe per shqiptaret per te pasur nje veshtrim te ri per vendin e tyre- theksoi Berisha. Por kryeministri Berisha duke e cilesuar turizmin si nje pergjegjesi mjaft e madhe premtoi se qeveria do te vazhdoje investimet per kete sektor mjaft te rendesishem per vendin.
...