E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata katastrofike nuk do te gjeje sherim per sa kohe Edvini do drejtoje qytetin

25-11-2010 / Gazeta 55

Trafiku ne kryeqytet reagon Kryeministri

Kreu i qeverise Sali Berisha reagoi dje ne mbledhjen javore te Keshillit te Ministrave per situaten e paprecedente ne rruget e Tiranes si pasoje e paralizes se trafikut rrugeve te amortizuara dhe jashte cdo standardi. Kryeministri tha se trafiku i qarkullimit te automjeteve ne Tirane nuk do gjeje sherim per sa kohe ne Bashki qendron Edi Rama. Trafiku shkoi ne katastrofe dhe do te shkoje ne katastrofe se je i vetmi kryetar bashkie ne Evrope dhe ne bote qe ne 12 vjet nuk ke ndertuar nje rruge ne qytetin tend. Ke mbjelle 5 kumbulla te kuqe dhe ke shtruar tre trotuare. Ky zoteri e ka lene qytetin pa transport publik eshte qyteti i vetem ne Evrope pa transport publik. Vuri Ferlutet qe i bene dasmen dhe grisi abonete e qytetareve. Bandite te vertete. E them se ka qene per mua gjeja me revoltuese. Aboneja eshte kontrate aboneja eshte ligj. Nuk mund ti grisesh kujt kontraten pse sponsorizon dasmen. Edhe aty bente te paditurin duke thene se fajin ma ka Sali Berisha. Berisha ka 37 vjet qe eshte martuar. Cpune kisha une. Nuk mund te ndodhte kurre ne nje bashki. U grisi te semureve pleqve te moshuarve te rinjve. Ky ka qene nje akt banditesk diten per diell dhe ata duhet te ndeshkohen me heqje patente. Ky ishte banditizem i rrugeve te kryeqytetit nga nje njeri qe ndihet i fuqishem sepse i di vete ai marredheniet me kryetarin. Dhe po te doje ia them dhe une por nuk eshte rasti ketu.
Per 12 vjet une e pengova te ndertonte nje rruge 12 vjet une e pengova qe te sjelle nje projekt per te ndertuar nje tramvaj apo dicka tjeter ne qytet. Jo mor zoteri ty te ka penguar koncepti yt per qytetarin. Ti ke nje koncept primitiv qe e ke trasheguar nga bunkeri i Bllokut. Koncepti i Bunkerit qe pervec bunkeri te tjeret i ke frike. E keni vene re se si i mbahet goja kur shqipton fjalen popull me shpejtesine me te madhe nga frika e tij. Trafiku do shkoje ne katastrofe pasi nuk gjen nje kryetar bashkie ne Bote dhe Europe qe ne 12 vjet drejtim nuk nderton dot nje rruge. E pastaj thoni jo e ka fajin Berisha jo makinat jo policia u shpreh Berisha.
Sipas kreut te ekzekutivit kryebashkiaku i perdor policet e Bashkise me raste dhe per ti hapur rruget atij personalisht kur leviz neper Tirane.
Shkelqesia e tij ka 380 police ku i kishe ata police se qe kur hape sheshin i vure ne pozicione vuri ne dukje kryeministri Berisha.
Duke sjelle edhe njehere ne vemendje kaosin e trafikut ne qytet Berisha tha se Edvini me deklaratat e tij ku fajesoi Policine e Shtetit ishin ofendime per qytetaret e kryeqytetit. Dua ti sqaroje qytetaret se kryetari i bashkise se Tiranes i cili per fatin e keq te tyre udhehiqet ne parimin e percmimit dhe nenvleresimit dhe ndjen urrejtje ndaj qytetareve dhe i lejon vetes qe ne kete mentalitet te trasheguar nga blloku ti mashtroj pa asnje skrupull tha kryeministri Berisha.
Sa i perket gjendjes se rrugeve kryeministri Berisha theksoi kreu i bashkise se Tiranes ka perdorur te ardhurat e buxhetit te shtetit per rroga militantesh. Berisha tha se financimi per kete bashki eshte gjashtefishuar porse jane keqperdorur dhe jo te financonin zerat ku ishin parashikuar.
Qytetaret e Tiranes duhet ta dine se kjo qeveri i ka akorduar kryetarit te Bashkise 3 here me shume fonde sesa i ka akorduar qeveria e tij socialiste. Fondet jane rritur nga 400 milione ne 1.5 ca miliard ne vitin 2009-2008 e me radhe. Vetem granti i pakushtezuar se ne qofte se llogarisim dhe grantin e kushtezuar financimi per Bashkine e Tiranes jo eshte trefishuar por se paku gjashtefishuar dhe keto jane te dhena. Qytetaret kerkojne qe keto para te perdoren per kopshte ujesjelles rruge kanalizime shkolla vetem per ndertime shkollash zoteria e tij ka marre 20 milione euro dhe shkollat nuk jane ndertuar pra cfare ka ndodhur me parate parate jane bere rroga jashte cdo lloj kriteri dhe morali deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›