Grossruck BE paragjykoi Shqiperine te hartohet nje progres-raport i ri

Edhe OSBE perforcon qendrimin se progres-raporti i BE per Shqiperine sishte realist
Pas dyshimeve te para te hedhura pak dite me pare nga kreu i Populloreve Evropiane Josep Daul nje pjese e mire e zyrtareve te Brukselit kane perforcuar idene se progres-raporti i Bashkimit Evropian per Shqiperine i publikuar ne fillim te ketij muaji nuk eshte realist dhe as objektiv.
Reagimi i radhes ka ardhur nga Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Wolfang Grossruck i cili e ka quajtur serish teresisht te padrejte refuzimin e statusit te vendit kandidat. Grossruck i kerkon zyrtarisht Bashkimit Europian nje progres raport te ri per Shqiperine. Duke folur nga parlamenti austriak ku eshte deputet Grossruck ka akuzuar ekspertet qe e kane hartuar opinionin si paragjykues pasi sipas tij Shqiperia me reformat e ndermarra ka treguar se meriton nje vend me te privilegjuar ne dokumentet e Brukselit.
Disa njerez ende sillen me Shqiperine sikur ky vend te ishte i rangut te fundit ku gjallon korrupsioni trafiku e njerezve dhe krimi. Raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Europian e klasifikon diku Shqiperine pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete eshte shprehur zyrtari austriak gjate fjales se tij.
Me tej ai ka akuzuar serish diplomatet qe hartuan ekspertizen per progresin e Shqiperise per arrogance duke demtuar nje vend qe sipas tij nuk e meritonte refuzimin.
Per kete arsye une i kerkoj Bashkimit Europian dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare qe ekspertiza per Shqiperine duhet te rivleresohet mire dhe sakte ka mbyllur Grossruck fjalen e tij ne parlament fjale e cila eshte shoqeruar dhe me duartrokitjen e deputeteve te tjere.
Jane mbi 50 vizita te Zevendespresidentit te Asamblese Parlamentare te OSBE-se ne Shqiperi ne kuader te monitorimit te zgjedhjeve dhe jo vetem. Pak dite me pare ishte kreu i grupit te Partise Popullore Evropiane Daul i cili ngriti pikepyetje mbi teresine e permbajtjes se dokumentit te Komisionit Evropian lidhur me progresin e Shqiperise. Ai akuzoi ekspertet e Komisionit si tendencioze dhe se skane paraqitur nje raport realist dhe objektiv.