Kryeministri Berisha pret Ambasadorin rumun në Shqipëri George Miku, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik
Kryeministri Berisha priti në një takim Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, z. George Miku, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.
Në takim, Ambasadori i Rumanisë, zoti George Miku, shprehu vlerësimin për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, të cilat do të kurorëzohen me anëtarësimin e vendit në NATO. Ambasadori i shprehu Kryeministrit falënderimet e tij për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjatë misionit të tij si Ambasador dhe shprehu besimin se kjo përkrahje do t’i ofrohet dhe pasardhësit të tij.
Kryeministri Berisha theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë tradita të rrënjosura thellë në histori dhe se ato kanë ende shumë hapësira të reja për t’u çuar në nivele edhe më të larta.
Kryeministri Berisha vlerësoi lart mbështetjen që Rumania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në proceset e saj integruese, si dhe në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomi, kulturë, arsim etj.
Kryeministri Berisha, i shprehu Ambasadorit George Miku, mirënjohjen për kontributin e tij të vyer gjatë të dy mandateve si ambasador i Rumanisë, në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
24/02/2009