E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në meshën e organizuar në Katedralen e Shkodrës për ti dhënë lamtumirën e fundit, imzot Zef Simoni.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë së bashku me Kryeministrin Sali Berisha mori pjesë sot në meshën e organizuar në Katedralen e Shkodrës për ti dhënë lamtumirën e fundit meshtarit Zef Simoni, një  ndër klerikët më të njohur shqiptarë, ikonë e rezistencës kundër komunizmit, që gjatë regjimit diktatorial u përndoq mizorisht dhe vuajti burgjet dhe kampet e internimit.   Imzot Zef Simoni, ishte një simbol i klerikut atdhetar që i rezistoi kalvarit çnjerëzor komunist. Ai u shugurua nga Papa Gjon Pali i dyte, gjatë vizitës së tij  në Shqipëri, ne muajin prill të vitit 1993. Pas rënies së regjimit kominist, Zef Simoni shërbeu si ipeshkv ndihmës në Arqipeshvinë e Shkodrës, duke dhënë kontributin e tij edhe në letërsinë dhe studimet shqiptare.   Ai ishte përfaqësuesi i parë i Kishës shqiptare në një ngjarje të madhe si Sinodi i Ipeshkvijve për Evropën Lindore, që u mbajt në Vatikan më 28 nëntor 1991.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›