Kryeministri Berisha pret Guvernatorin e Klubeve Rotariane të Distriktit 2090 (Itali- Shqipëri)
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Guvernatorin e Klubeve Rotariane të Distriktit 2090 (Itali- Shqipëri), Prof. Dr. Giorgio Splendiani.
Klubet rotariane të këtij disktrikti prezantuan projektin për transplantin e lëkurës që mendohet të kryhet në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, nën ekspertizën e mjekëve rotarianë, të specializuar për transplantin e lëkurës.
Ky projekt do të zbatohet për herë të parë në të gjithe rajonin.
Gjithashtu Klubet rotariane shprehën dëshirën për të mundësuar edhe trajtimin e fëmijëve me probleme në zemër.
Kryeministri Berisha përgëzoi përfaqësuesit e Rotary Club për aktivitetet bamirëse dhe për projektin e transplantit të lëkurës që synojnë të realizojnë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.