E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave diskuton një sërë projektligjesh në fushën e drejtësisë

Ndër projektligjet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë, kryeministri veçoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave projektligjin “ Për Avokaturën e Shtetit”. Kryeministri shpjegoi se tashmë Avokatura e Shtetit merr funksione të reja, duke pësuar një riorganizim të ri të të gjithë procesit të avokatimit të shtetit.

Kryeministri falënderoi qeverinë spanjolle për ndihmesën e dhënë në zbatimin e modelit spanjoll për këtë ligj.

“Avokatura e shtetit tani merr funksione të reja. Nuk qëndron më siç ka qenë e shpërndarë në Ministri të Drejtësisë, në Ministrinë e Jashtme, tjetër e Brendshme dhe tjetër ndërkombëtare, por bëhet një trup i veçantë. Është marrë këtu modeli spanjoll, për të cilën na ka ndihmuar dhe qeveria spanjolle dhe ne i jemi shumë mirënjohës për këtë. Institucion shumë i rëndësishëm ky për të mbrojtur interesat e shtetit, pasi siç mund ta dini në proceset gjyqësore është humbësi i parë. Nuk them që të jete fituesi i parë, por nuk kam bindjen se duhet të jetë humbësi i parë. Duhet të jetë më i ekuilibruar. Avokatura dot ketë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Do të ketë një riorganizim të ri të të të gjithë procesit të avokatimit të shtetit”

Kryeministri Berisha foli gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për disa projektligje tw tjera tw  sjella nga Ministria e Drejtësisë sic janë projektligjet “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për noterinë”, të ndryshuar, projektligjin “Për shërbimin përmbarimor, gjyqësor, privat”, si dhe për projektligjin “Për ndihmën juridike”

Për sa i përket projektligjit”Për noterinë”, Kryeministri u shpreh se profesioni i noterit do të renditet sic duhet në profesionet  e liberalizuara.

“Ne jemi zotuar si vend i liberalizmit, pra profesionet  e lira bëhen vërtet të lira. I tillë është profesioni i avokatit, i tillë është profesioni i noterit. Noterët mbetën të pakënaqur nga kjo ndërsa avokatët jo. Noterët kanë pakënaqësira sepse duhet të jenë 500 dhe vetëm 500, nuk kanë gjetur asnjë argument pse të mos jenë 1000 apo pse të mos jenë 1500. Natyrisht problemi ëhstë se të ardhurat do të shpërndahen sepse noteria është një fond i përgjithshëm shpenzimi dhe këto protesta nuk më janë dukur bindëse, prandaj dhe ne këtë profesion do ta fusim sic duhet në profesionet e liberalizuara.”

Duke u ndalur në projektligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, kryeministri sqaroi se në tërësi përmbarimi është një shërbim publik, por duke marrë përvojën edhe të shumë vendeve të tjera do të instalohet edhe një komponent privat.

“Një ligj tjetër shumë i rëndësishëm, i nderuar Ministër i Financave është ligji për përmbarimin privat. Në tërësi përmbarimi është shërbim publik, por në një seri vendesh kanë instaluar dhe një komponent privat. Dhe ne nuk kemi pse të mos e instalojmë një komponent të tillë. Jam i bindur që po bëjmë një hap të mirë.”

Duke diskutuar për projektligjin “Për ndihmën juridike”, kryeministri u shpreh se ky projektligj vendos standardet evropiane në aksesin e qytetarëve, në drejtësi.

“Ky ligj është një nismë tjetër shumë  e rëndësishme që mbush një vakum të vërtetë është dhe ligji për ndihmën juridike. Ky ligj vendos standardet evropiane në aksesin e qytetarëve, në drejtësi. Ky është ligj i domosdoshëm, me interes të madh për qytetarin shqiptar.

Për sa i përket projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile, Kryeministri shpjegoi se ky projektligj që lidhet me titujt ekzekutiv, qartëson kthjellon dhe forcon këtë proces që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin ligjor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›