E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Kardinalin Elio Sgreccia, President Emeritus i Akademisë Papnore për Jetën

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Em.T. Kardinali Elio Sgreccia, President Emeritus i  Akademisë Papnore për Jetën, Sh.T. Mons. Ramiro Moliner Inglés, Nunci Apostolik dhe  Sh.T. Mons. Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit.

Em.T. Kardinali Elio Sgreccia, pasi falënderoi për këtë takim Kryeministrin, shprehu vlerësim të veçantë për mbështetjen nga ana e qeverisë shqiptare të veprimtarisë arsimore të Kishës Katolike në Shqipëri. Duke vlerësuar ndryshimet e bëra që nga vizita e Papa Gjon Palit II dhe evoluimin e shoqërisë shqiptare, ai u ndal në rolin e  bioetikës si në zhvillimin e shkencave mjekësore dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje dhe falënderime për angazhimin e kishës katolike dhe bashkëpunimin me të në çdo fushë të zhvillimit të vendit. Duke u ndalur në 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri shprehu dëshirën e një vizite të ardhshme të Papa Benetict XVI në Shqipëri.


28/03/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›