E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Komandantin e Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope NATO SACEUR Admiralin James G Stavridis

Kryeministri Berisha priti sot ne nje takim Komandantin e Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope NATO Admiralin James G Stavridis. Kjo eshte vizita e pare qe nje komandant suprem ben ne vendin tone pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Kryeministri Berisha dhe Admirali James G Stavridis ne perfundim te takimit te zhvilluar dhane nje konference te perbashket per shtyp per mediat.

Fjala e Kryeministrit Sali Berisha


Zonja dhe zoterinj


Sapo perfunduam nje bisede shume te perzemert me Admiralin James Stavridis Komandanti i Komandes Aleate te NATO-s dhe Komandanti i trupave amerikane ne Europe. Kjo eshte nje vizite historike eshte vizita e pare e Komandantit te NATO-s ne Shqiperi pasi Shqiperia eshte bere anetare e NATO-s. Ishte nje rast i shkelqyer per mua per te garantuar Admiralin James Stavridis ne perkushtimin tone te plote per te permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga anetaresia e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Per bashkepunim te gjithanshem me aleancen. Diskutuam gjithashtu per bashkepunimin ne Afganistan dhe Rajon. Admirali Stavridis shprehu vleresimet me te larta per ushtaraket shqiptare ne Afganistan dhe kudo qe ndodhen vleresime te cilat jane inkurajuese dhe me bejne krenar mua dhe shqiptaret.

Nga ana tjeter e sigurova se qeveria po shqyrton per te rritur prezencen me tej me njesi stervitese ne Afganistan qofte te policise qofte te ushtrise dhe ky eshte nje premtim i bere edhe me me pare nga une si kryeminister qofte Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s ashtu edhe Sekretares Klinton gjate takimit qe kam pasur ne Departamentin e Shtetit dhe per ndihmat e tjera qe ne kemi parashikuar per ndertimin e disa shkollave ne Afganistan dhe nje seri bursash per te rinjte afgan qe te shkollohen ne vendin tone. Shpreha vleresimin me te larte per punen e shkelqyer qe KFOR ka bere ne Kosove sikunder shpreha bindjen time qe KFOR eshte nje faktor i rendesishme stabiliteti dhe paqeje ne rajon.

Diskutuam per te gjithe klimen e favorshme pozitive rajonale dhe perpjekjet e nje bashkepunimi gjithnje e me intensiv te Shqiperise me NATO-n si dhe me vendet anetare te Rajonit dhe me gjere.

Fjala e Komandantit te Komandes strategjike te NATO-s Admiralin James Stavridis

Faleminderit shume zoti kryeminister per mikpritjen tuaj shume te ngrohte. Eumlshte kenaqesia ime dhe nje nder qe jam ketu per te pergezuar Shqiperine per nje vjetorin e anetaresimit ne NATO dhe per te pergezuar per punen e jashtezakonshme qe eshte bere ne kete pike. Do te doja tju thoja se trupat shqiptare na perfaqesojne me shume krenari ne Afganistan dhe do te doja tju thoja sepse bejne nje pune te jashtezakonshme.

Puna e tyre per trajtimin e forcave afgane ne menyre qe te kalojne fazen tranzitore eshte mjaft e rendesishme per afganet. Do doja tju falenderoja per fjalet tuaja per misionin e KFOR-it. NATO mbetet e angazhuar per te ruajtur nje mjedis te sigurt dhe stabel ne Kosove.

Zoti Kryeminister do doja tju pergezoja per punen e jashtezakonshme qe forcat tuaja kane bere ketu ne Shqiperi. Dhe punen e tyre te jashtezakonshme per punen dhe lehtesimin e katastrofave qe ndodhin. Kudo qe leviz neper aleance dhe ne momentin qe shoh flamurin tuaj te dallueshme dhe krenar jam vertet i lumtur qe Shqiperia eshte pjese e kesaj aleance.

Faleminderit shume

Me pas kryeministri Berisha dhe Admirali Stavridis iu pergjigjen interesit te gazetareve te pranishem.

Pyetje A ka qene ceshtja e ligjit te SHISH nje nga ceshtje e diskutuara ne takim dhe nese po kur do te marre zgjidhje kjo ceshtje qe ka mbetur pezull mes NATO-s dhe Shqiperise


Pergjigje Admiral Stavridis Ne fakt nuk e diskutuam kete ceshtje sepse kjo eshte nje ceshtje ne thelb politike dhe jashte kompetencave te mia si perfaqesues i NATO.


Pergjigje Kryeministri Berisha Ajo qe mund te them eshte se ligji do te jete brenda standardeve te Aleances se Atlantikut te Veriut kjo eshte e sigurt.

Pyetje A ka ndonje ide NATO ne lidhje me reduktimin e trupave ne Kosove

Pergjigje Admirali Stavridis Ne Kosove kemi pasur te pakten 15 mije trupa por me tej duke qene se ambienti dhe mjedisi eshte bere me i sigurt dhe stabel e kemi reduktuar me 10 mije trupa. Jemi serish duke vleresuar sigurine e mjedisit per te percaktuar nese do te bejme nje reduktim te metejshem. Duke pare progresin qe po kryhet jo vetem ne Kosove por edhe ne Ballkan do te jemi ne gjendje ti reduktojme edhe me tej keto trupa. Megjithate sic diskutova edhe me Kryeministrin sot kjo gje do te behet qe ky mjedis i sigurt te jete gjithmone edhe me kalimin e kohes.


30/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›