Kryeministri Berisha merr pjese ne perurimin e Kompleksit Tregtar te Autoveturave Auto City

Kryeministri Berisha ishte i pranishem pasditen e djeshme ne ceremonine e perurimit te Kompleksit Tregtar te Autoveturave Auto City nje investim me vlere 10 milione euro.
Kryeministri Berisha u shpreh se Auto City eshte konceptuar mbi parimet me moderne te tregut te ekspozimit te autoveturave dhe eshte i denje per cdo metropol te Evropes. Ne - shpreh Kryeministri - ndjehemi krenar qe ky kompleks tregtar i shtohet metropolit shqiptar dhe Shqiperise ne teresi.
Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha garantoi investitoret e City Parkdhe mbare investitoret shqiptare se qeveria eshte e vendosur qe me reforma te tjera te thella te permiresoje dhe te konsolidoje me tej permiresimet e arritura ne klimen e biznesit. Kjo politike eshte faktuar si nje politike nder me te drejtat. Eumlshte kjo politike dhe keto parime te cilat bejne qe Shqiperia edhe ne kohen e krizes me te rende te mos bjere ne recesion te mos bjere ne krize te kaloje nga investimi ne investim nga inaugurimi ne inaugurim u shpreh Kryeministri Berisha.
Ne nje hark kohor prej nje muaji - u shpreh Kryeministri - ne inaugurojme ne Tirane dhe rrethina vepra qe ne teresi shkojne rreth 300 milione euro ne te cilat punesohen qindra dhe mijera punetore.
Ne pershendetjen e tij me kete rast Kryeministri Berisha u shpreh
Te nderuar Niko dhe Edmond Leka
Sipermarres kryesore te Auto City
Te nderuar perfaqesues te Bankes Tregtare
Investitore te rendesishem ne kete veper te madhe qe i mungonte kryeqytetit dhe Shqiperise dhe qe i jep tregut te makinave nje qyteze te vertete dhe te merituar ne te cilen perfaqesohen prodhuesit kryesore te makinave ne bote Evropa Shtetet e Bashkuara te Amerikes Japonia dhe Azia ne teresi.
Une kam nje kenaqesi te vecante sot sepse inaugurojme nje investim te dy biznesmeneve dinjitoz shqiptare te cilet me guximin e tyre me kurajen e tyre me mendjemprehtesine e tyre kalojne nga nje sukses ne nje sukses tjeter ne boten e biznesit dhe te afarizmit shqiptar duke sjelle risi te medha ne tregun e vendit. Dua te falenderoj dhe Banken Tregtare si bashke investitor ne Auto City nje investim ne teresi prej 10 milione euro.
Zonja dhe zoterinj
Auto City eshte konceptuar mbi parimet me moderne te tregut te ekspozimit te autoveturave dhe eshte i denje per cdo metropol te Evropes. Ne ndjehemi krenar qe i shtohet metropolit shqiptar dhe Shqiperise ne teresi. Ne kete rajon pak metra me tutje ne muajin dhjetor ne inauguruam nje tjeter veper madhore City Park e ndertuar sipas nje koncepti modern sipas nje koncepti amerikan. Vetem pak muaj me vone ne inaugurojme pjesen tjeter qe e stolis e qendis dhe e ploteson mrekullisht kete territor dhe e ben nje nga polet tregtare me te rendesishme te vendit. Ndertime te tjera jane parashikuar ne kete territor.
Dua te garantoj investitoret e City Park sipermarresit e tij dhe mbare investitoret shqiptare se qeveria eshte e vendosur qe me reforma te tjera te thella te permiresoje dhe te konsolidoje me tej permiresimet e arritura ne klimen e biznesit. Kjo politike eshte faktuar si nj politike nder me te drejtat dhe eshte kjo politike dhe keto parime te cilat bejne qe Shqiperia dhe ne kohen e krizes me te rende te mos bjere ne recesion te mos bjere ne krize te kaloje nga investimi ne investim nga inaugurimi ne inaugurim.
Ne fillimet e stuhise boterore te financave ne vendosem te vazhdojme te palekundur mbeshtetjen e biznesit si rruga si bonusi si stimuli me i mire antikrize. Une kam kenaqesi tju konfirmoj ju se ky qendrim u faktua teresisht i suksesshem. Ne nje hark kohor prej nje muaji ne inaugurojme ne Tirane dhe rrethina vepra qe ne teresi shkojne rreth 300 milione euro ne te cilat punesohet qindra dhe mijera punetore.
Me lejoni te uroj edhe nje here suksese ju vellezerve Leka tju shpreh falenderimin dhe nderimin tim me te madh per punen e shkelqyer dhe sukseset e medha qe keni arritur ne kete fushe promotor i zhvillimit te vendit.
01/10/2010