E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret Presidentin e Keshillit Evropian z. Herman Van Rompuy

Kryeministri Berisha prit sot Presidentin e Keshillit Evropian z. Herman Van Rompuy i cili ndodhet ne Tirane me ftese te Kryeministrit Berisha. Vizita e Presidentit te Keshilli Evropian z. Herman Van Rompuy eshte nje vizite historike per Shqiperine duke qene se perben viziten e parete nje Presidenti te Bashkimit Evropian ne vendin tone.

Presidenti Van Rompuy u prit nga Kryeministri Berisha ne nje ceremoni te vecante e cila u pasua nga bisedime zyrtare ku u diskutua ne lidhje me progresin e jashtezakonshem te Shqiperise gjate ketyre 20 viteve te tranzicionit demokratik per rrugen e sigurt qe Shqiperia po ndjek ne procesin e integrimit evropian dhe sfidat qe i shtrohen asaj perpara ne kete proces.

Pas bisedimeve Kryeministri Berisha shtroi nje dreke per nder te PresidentitVan Rompuy dhe delegacionit qe e shoqeronte ne perfundim te se ciles Kryeministri Berisha dhe Presidenti Van Rompuy bene te ditura ne nje deklarate per shtyp me gjeresisht ceshtjet e diskutuara

Kryeministri Berisha Zonja dhe zoterinj

Edhe nje here dua te pershendes shume perzemersisht Presidentin e Keshillit Evropian z. Herman Van Rompuy per kete vizite historike per Shqiperine dhe shqiptaret ti shpreh mirenjohjen time me te thelle per mbeshtetjen e jashtezakonshme bujarine e madhe dhe ndihmen e gjithanshme qe vendet anetare te Bashkimit Evropian Bashkimi Evropian Komisioni Evropian i kane dhene Shqiperise gjate ketyre viteve ne rrugen e saj te ndertimit te sistemit demokratik ekonomise se tregut dhe ne procesin e integrimit.

Kjo ndihme kjo bujari ky solidaritet qendrojne ne themel te nje ndryshimi shume te madh te ketij vendi. Presidenti do ta cilesonte nje cilesonte nje tremendous leap hap i jashtezakonshem por une dua ta siguroj se quantum leap hap i madh i vertete per Shqiperine ka qene ndihma dhe solidariteti qe nga kombi me i izoluar i kontinentit kombi me i varfer ka gjetur nga kombet evropiane nga Bashkimi Evropian dhe bota perendimore ne teresi.

Ne gjithe diskutimet tona une e njoha Presidentin me perpjekjet e medha te qeverise time per reforma te gjithanshme. Shpreha shume mirenjohje per mbeshtetje qe i japin dhe i kane dhene procesit te liberalizimit te vizave nje vendim ky qe ridimensionon lirine e levizjes se shqiptareve dhe dinjitetin e tyre. Sikunder e sigurova Presidentin Van Rompuy se qeveria po ben cdo perpjekje dhe po e trajton kete si nje proces me te cilin synon te konsolidoje gjithnje e me shume te gjitha kerkesat standarde praktikat kriteret e Udherrefyesit per heqjen e vizave.

E njoha Presidentin Van Rompuy me te gjithe reformat e qeverise dhe e sigurova se per qeverine time projekti i integrimit ne Bashkimin Evropian eshte nje projekt enderr projekti kryesor i ketij shekulli por qeveria e pranon dhe e merr ate si nje proces teresisht te bazuar ne merite si ndjenja e vertete e pergjegjesise dhe interesi jetik i qytetareve shqiptare.

Ne jemi ne prag te nje raporti te ri te Komisionit Evropian. Ne traditen e te gjitha raporteve ato jane shnderruar ne nje dokument serioz pune per qeverine shqiptare sepse ne keto raporte jo vetem jane paraqitur arritjet e reformave ne Shqiperi por jane percaktuar edhe kerkesat per reformat e tjera te metejshme ne menyre qe vendi te behet gjithnje e me i pershtatshem per integrimin ne Bashkimin Evropian. Une e garantova Presidentin se qendrimi i qeverise time do te jete shnderrimi i ketij raporti ne nje program pune te vertete per te afruar gjithnje e me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian.

Ne diskutuam per problemet e rajonit. E falenderova Presindentin Van Rompuy per te gjithe angazhimin e Bashkimit Evropian ne paqen stabilitetin dhe ndertimin e ketij rajoni. Shpreha bindjen se Rezoluta e Bashkimit Evropian e miratuar me unanimitet ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara perben arritje te madhe. E sigurova gjithashtu se qeveria shqiptare beson dhe mendon se nje kapitull i ri ne marredheniet midis shqiptareve dhe serbeve ne interesin me te mire te se ardhmes se tyre evropiane duhet te filloje dhe do te filloje te shkruhet.

Edhe nje here zoti President faleminderit shume per kete vizite. Jam i bindur se ky falenderim eshte i gjithe shqiptareve per ju dhe institucionin qe ju perfaqesoni.

Presidentin e Keshillit Evropian z. Herman Van Rompuy Deshiroj tju falenderoj ju zoti Kryeminister Berisha per ftesen por edhe per mikpritjen tuaj kaq bujare.

Ne patem nje takim konstruktiv dhe nje diskutim te mire. Me vone sot une do te takohem edhe me Presidentin e Republikes.

Kjo eshte vizita ime e pare ne Shqiperi por shpresoj qe nuk do te jete e fundit. Une kam ardhur ne Tirane si pjese e nje turi rajonal. Une isha dje ne Podgorice dhe ne Shkup. Sot e fillova diten ne Sarajeve. Ndersa dua tju kujtoj se kam qene ne nje vizite te meparshme ne muajin korrik ne Zagreb ne Beograd dhe ne Prishtine. Gjithsesi viziten time te dyte ne rajon e perfundova ketu ne Shqiperi me viziten qe po bejme edhe sot me Kryeministrin Berisha.

Mesazhi im me kete tur eshte kryesisht rajonal. Duke bere vizita ne te gjitha kryeqytetet e vendeve te Ballkanit Perendimor perpara fundit te ketij viti une deshiroj qe te rikonfirmoj edhe nje here angazhimin e forte te Bashkimit Evropian per stabilitetin sigurine dhe te ardhmen evropiane te rajonit. Une besoj teresisht se pesha dhe besueshmeria nderkombetare e Bashkimit Evropian fillon se pari ne vendet perreth tij. Bashkimit Evropian ose Evropa ben shume perpjekje per te mbeshtetur vendet e Ballkanit Perendimor. Asistenca teknike dhe financiare per rajonin per vitet 2010- 2012 eshte mbi 2 miliarde euro dhe shume pune behet edhe nga vendet anetare te Bashkimit Evropian. E ardhmja evropiane eshte thelbesore per te ardhmen e rajonit ne teresine e vete.

Progresi drejt anetaresimit ne ate qe eshte tregu i vetem me i madh i te gjithe botes do te jete nje vlere e pacmuar per te thithur investime te huaja dhe per te ulur papunesine. Me vlerat thelbesore te Bashkimit Evropian qe jane toleranca respekti per diversitetin ky proces duhet te jete nje spirance per stabilitetin rajonal dhe per te kaluar ngjarje te se shkuares. Ndoshta per here te pare ne historine e tyre vendet e Ballkanit Perendimor ndajne me njeri- tjetrin nje vizion strategjik per te ardhmen anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Nuk mund te theksohet sa duhet kjo rendesi.

Por mesazhi im nuk eshte vetem rajonal. Une erdha ne Tirane me nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar perpjekjet per reforma dhe rolin pozitiv qe vendi juaj po luan ne rajon

Po ashtu e pergezova zotin Kryeminister per progresin e jashtezakonshem qe ka bere Shqiperia ne keto 20 vitet e fundit. Dhe ky progres zoti Kryeminister eshte edhe me historik sesa vizita ime sot ne Tirane. Ne kete periudhe 20 vjecare Shqiperia ka ecur shume perpara. Shqiperia eshte tashme eshte nje vend anetar i NATO-s. Po ashtu ka hyre ne fuqi Marreveshja e Stabilizim Asoccimit me Bashkimin Evropian. Dhe se shpejti Komisioni Evropian do te nxjerre nje opinion per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Une nuk duhet te spekuloj per substancen per thelbin e rekomandimeve te Komisionit Evropian por gjithsesi opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv.

Ky opinion do te pasqyroje situaten ne vend duke u dhene meritat e duhura arritjeve te Shqiperise dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida te reja per te ofruar udhezime te tjera per te ardhmen e Shqiperise ne reformat e saj.

Per sa i perket rruges drejt Bashkimit Evropian ende ka pune per te bere. Sic e tha edhe Kryeministri zgjerimi do te jete nje proces i bazuar mbi performancen apo punen e bere duke pasur nje fokus ne plotesimin e standardeve dhe kritereve per integrimin evropian. Agjenda e demokracise dhe e shtetit te se drejtes do te mbetet e nje rendesie te vecante per te ardhmen.

Progresi i qendrueshem ne fusha si shteti i se drejtes apo reforma ne gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten ceshtje kyce. Reformat nevojitet qe te zbatohen ne menyre efikase. Zoti Kryeminister qeveria juaj eshte shume ne dijeni te sfidave qe ka perpara. Sigurisht Bashkimi Evropian do tju mbeshtese ju ne perpjekjet tuaja por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve.

Po ashtu kemi biseduar dhe kemi diskutuar per ceshtjet e bashkepunimit rajonal dhe kemi rene dakord pikerisht per rendesine e kesaj ceshtje. Integrimi evropian i vendeve te Ballkanit Perendimor duhet te shoqerohet nga perpjekje energjike per te promovuar kete bashkepunim rajonal. Nderkohe qe dihet se perspektiva apo e ardhmja Evropiane e ketyre vendeve eshte e qarte ajo nuk mund te pritet qe te zevendesohet vetem nga bashkepunimi rajonal. Pra nuk behet fjale per ne vend te por ne fakt pervec saj. Une e pergezoj Shqiperine per rolin konstruktiv qe luan ne lidhje me stabilitetin rajonal.

Se fundmi me pak fjale deshiroj qe te permend edhe procesin e liberalizimit te vizave. Kjo eshte nje ceshtje jo vetem simbolike por eshte edhe praktike. Simbolike per arsye se ka te beje me nje nga lirite me themelore te Bashkimit Evropian dhe praktike pasi liberalizimi i vizave do te thote qe u jep qytetareve mundesi te prekshme. Liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij. Une kam besim se ky hap do te ndermerret shume shpejt.

Deshiroj ta falenderoj edhe nje here zotin Kryeminister per bujarine e tij dhe do te shihemi serish se shpejti ne Bruksel.

Faleminderit


20/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›