Kryeministri Berisha inauguron shkollen e re 9-vjecare Azem Hajdari ne Zall Mner Kamez
Shpreh falenderimin dhe mirenjohjen per autoritetet vendore dhe te gjithe ata te cilet vendosen qe kjo shkolle te mbaje emrin e heroit te demokracise shqiptare tribunit te lirise se shqiptareve Azem Hajdari.
Alternativa jone eshte alternativa e ndryshimit te ketij vendi e ndertimit te Shqiperise evropiane.
Ne bejme thirrje qe te hiqet dore nga mohimi sepse zhvillimi i ketij vendi eshte i pandalshem integrimi i ketij vendi eshte i pandalshem.
Kryeministri Berisha inauguroi sot shkollen e re 9-vjecare Azem Hajdari ne Zall Mner te bashkise Kamez. Shkolla e re nje investim i Bankes Boterore dhe Bankes Europiane te Investimeve me vlere prej 160 milion leke ofron mjediset me bashkekohore per shkollim.
Kryeministri Berisha uroi nxenesit dhe stafin pedagogjik te shkolles per shkollen e re por vecanerisht per emrin qe ajo mban ate te heroit te demokracise shqiptare Azem Hajdari. Ky emer - u shpreh Kryeministri - ju jep juve nder te madh. Azem Hajdari emri dhe vepra e tij jane nder i madh per cdo shqiptar.
Pasi vizitoi klasat dhe ambientet e tjera mesimore te shkolles se re Kryeministri Berisha pershendeti stafin pedagogjik nxenesit dhe banoret e Zallmnerit per kete investim te rendesishem per zonen ne te cilen u shpreh
Eumlshte nder i vecante per mua te ndaj me ju gezimin e inaugurimit te kesaj shkolle nder me te bukurat me te medhate e me modernet ne Shqiperi. Shkolle e cila realizon standardet me te mira te nje sistemi arsimor modern me te gjitha laboratoret pajisjet dhe mjediset e bukura per ju. Ju uroj shume suksese kete vit shkollor ne shkollen e re.
Gjithashtu shpreh kenaqesine time se ky investim prej 160 milion leke ben te mundur normalizimin e shkollimit ne kete zone duke bere qe ne klasat e kesaj shkolle te kete nje mesatare prej 29 nxenes per klase. Ju garantoj se shkolla te tjera do te vazhdojne te ndertohen derisa Kamza dhe mbare Shqiperia tu ofroje femijeve nxenesve kushtet me te mira te shkollimit e edukimit.
Shpreh gjithashtu falenderimin dhe mirenjohjen per autoritetet vendore dhe te gjithe ata te cilet vendosen qe kjo shkolle te mbaje emrin e heroit te demokracise shqiptare tribunit te lirise se shqiptareve Azem Hajdari.
Te dashur nxenes e nxenese te Zall Mnerit
Ky emer ju jep juve nder te madh. Azem Hajdari emri dhe vepra e tij jane nder i madh per cdo shqiptar. Azem Hajdari ishte tribuni i lirise qe 20 vjet me pare me nje kuraje mbinjerezore u perball sebashku me shoqet e shoket e tij studente dhe studente me diktaturen me te eger te kohes e gjunjezoi ate dhe hapi dyert e lirise per shqiptaret. Shkolla juaj mban emrin e te riut qe beri me shume se kushdo tjeter per lirine e shqiptareve per dinjitetin e tyre per Shqiperine. Por gjithashtu dua te theksoj ketu se Azem Hajdari kishte nje pasion te madh per lirine dhe i vendosur te sakrifikonte cdo gje kishte nje dashuri te pakufishme per femijet shkollat e shkollimin e tyre. Dhe ne kete aspekt ai eshte e do te mbetet shembull frymezues per cdo te ri shqiptar.
Te dashur nxenes e nxenese
Ketu me ne jane perfaqesuesit e Bankes Boterore dhe Bankes Europiane te Investimeve. Le tu shprehim atyre sebashku mirenjohjen me te thelle per financimin e kesaj shkolle ne nje bashkepunim te shkelqyer ne nje projekt i cili cdo dite e me shume po modernizon arsimin ne Shqiperi.
Nxenes e nxenese
Shkollen e inaugurojme ne prag te vendimit me te madh qe Europa ka marre per shqiptaret ne tere historine e saj vendimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare levizjen e tyre te lire. 20 vite me pare nga zemra e shpirti i heroit te demokracise shqiptare legjendes se lirise Azem Hajdari studenteve dhe studenteve qe e rrethonin brohoriti fuqishem thirrja E duan Shqiperine si gjithe Europa. Kete vit shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen.
Alternativa jone eshte alternativa e ndryshimit te ketij vendi e ndertimit te Shqiperise europiane e ndertimit te shkollave e kopshteve te reja rrugeve te reja e ndertimit te ujesjellesve kanalizimeve e rritjes se pagave dhe pensioneve e rritjes ne teresi te mireqenies se familjeve shqiptare e punesimit te tyre. Alternativa jone eshte fund e krye alternative evropiane. Alternative e cila synon te ndertojme te ardhmen qe meritojme.
Kjo alternative perballet cdo dite e cdo ore me alternativen e mohimit te nxirjes nihilizmit. Ne bejme thirrje qe te hiqet dore nga mohimi sepse zhvillimi i ketij vendi eshte i pandalshem integrimi i ketij vendi eshte i pandalshem. Ne ftojme te bashkohen me ne edhe ata qe mohojne edhe ata qe nxijne cdo gje cdo dite. Ne urojme dhe shpresojme qe rrethet e zhvillimit e integrimit te ndricojne udhen e cdo shqiptari. Ne u bejme thirrje drejtuesve te alternatives se hicit te heqin dore prej saj tu ofrojne shqiptareve alternativat e tyre tu ofrojne e tu tregojne shqiptareve se cfare do te bejne e mund te bejne ata sepse me mohim nuk shkon asgjekund. Me mohim kerkon te rikthesh mure me mohim deshmon se ke mbetur skllav i kultures se bllokut apo te themi me mire i antikultures se bllokut. Me mohim do te thote se je i vendosur te ecesh mbrapa. Ndaj edhe nje here le tu bejme thirrje te bashkohen ne kete projekt te madh te Shqiperise Europiane te harrojne se mund te ndertojne mure para shqiptare se mund te pengojne procesin e integrimit te tyre. Edhe nje here gezuar shkollen e re
21/10/2010