Kryeministri Berisha pret Presidentin e Kompanisë italiane të prodhimit të këpucëve “Made in Albania”, zotin Adelchi
Kryeministri Berisha priti në një takim Presidentin e Kompanisë italiane të prodhimit të këpucëve “Made in Albania”, zotin Adelchi.
Zoti Adelchi, pasi e uroi Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë, i prezantoi suksesin e kompanisë në këtë biznes, i cili, nga biznes i tipit fason u kthye në biznes me cikël të plotë që nxjerr produkte me markën e prodhimit në Shqipëri. Suksesi i biznesit të tij, në bashkëpunim me partnerët shqiptar, mban të punësuar rreth 1800 punonjës në Tiranë dhe Shkodër. Për të rritur kualifikimin e punonjësve në këtë sektor dhe për të përgatitur punonjës të rinj, kompania ka vendosur të hapë një shkollë profesionale kualifikimi, ku do të përgatiten edhe stilistë në këtë fushë.
Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Adelchi për arritjet e prezantuara dhe i garantoi atij mbështetjen e mëtejshme të qeverisë dhe strukturave të saj. Kryeministri Berisha siguroi se edhe në këtë mandat, qeveria e tij do të vazhdonte thellimin e reformave në ndihmë të investitorëve të huaj e vendas.
09/10/2009