Intervista e Presidentit Topi per Radio Televizionin Ora News.

15 tetor 2010
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dha sonte ne mbremje nje interviste per emisionin Ora e debatit te gazetarit Alfred Peza ne Televizionin Ora News.
Gazetari Alfred Peza Mirembrema te nderuar teleshikues nga Presidenca ku kam te ftuar sonte ne emisionin Ora e Debatit numrin nje te Shtetit shqiptar Presidentin e Republikes zotin Bamir Topi. Mirembrema zoti President
Presidenti Topi Mirembrema
Gazetari Falemnderit qe pranuat ftesen dhe jam i nderuar qe jam i pari qe ju kam ne kete sezon televiziv
Presidenti Topi Eshte kenaqesi.
Gazetari Zoti President nje nga zhvillimet me te gezueshme te ketij viti te trazuar politik eshte ceshtja e vizave. Besoj se keni dicka per tu thene qytetareve shqiptare me kete rast.
Presidenti Topi Patjeter qe jam pjese e ketij gezimi qe besoj se eshte nje gezim per gjithsecilin. E kam thene dhe here te tjera dhe kam rastin ta them edhe sot askush me shume se sa shqiptaret nuk e ka pasur te nevojshme qe te vije ne kete dite kur Parlamenti Evropian me shumice derrmuese votash i jep te drejten Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian qe te marre vendimin final. Askush me shume se shqiptaret nuk e ka enderruar kete dite duke marre konsiderate nje retrospektive te erret historike qe ka te beje me ate izolim te thelle dhe sot me vjen nder mend nje episod qe lidhet me njerezit tane njerez te cilet nuk paten shansin qe te dalin qofte edhe nje here per te pare se cbehet jashte. Qe te marresh ne konsiderate kete nevoje te jashtezakonshme besoj qe edhe gezimi eshte i jashtezakonshem. Gezimi eshte i jashtezakonshem sepse i jep mundesi shqiptareve qe realisht te ndihen te lire psikologjikisht te ndihen te lire sepse ne shume gjera ne ne menyre shume intuitive dhe te natyrshme i jemi afruar Evropes. Edhe atehere kur ishim te izoluar nje pjese e mire e rinise dhe e intelektualeve gjenin dritaren per te qene te informuar. Por sot jane te lire te mendojne te lire te levizin te lire te ushtrojne aktivitetin e tyre te mos jene te kompleksuar sepse liria e levizjes liria e kontaktit patjeter te ckomplekson. Kete e kane konstatuar ata qe kane pasur mundesine qe te levizin jashte kjo ne te gjitha fushat qofte ne fushat qe kane te bejne me politiken dhe me institucionet qofte ne fushat qe kane te bejne me artin ato qe kane te bejne me sportin. Sa me shume te jesh ne kontakt ti shikon se te tjeret jane si ty. Ajo qe ne na ka bere te mos jemi si ata eshte pikerisht ajo lloj politike qe izoloi Shqiperine e izoloi ne menyren me unikale cka do te thote qe dhimbja ka qene e jashtezakonshme por edhe gezimi eshte i jashtezakonshem.
Gazetari Zoti President a jane te pergatitur qytetaret shqiptare ne gjykimin tuaj per tu ballafaquar ne menyre kaq te lirshme me te gjithe Evropen dhe a eshte Evropa aq e pergatitur per te na mirepritur
Presidenti Topi Une besoj qe Evropa e ka kuptuar se Shqiperia Bosnja Ballkani Perendimor e kupton qe edhe Kosova nuk mund te mbetet ishull keshtu qe eshte nje rikuperim i asaj qe duhej te ishte bere. Gjithsesi une mendoj qe te futesh ne Evrope me kerkesat qe ka Evropa patjeter kjo eshte pjese edhe e detyrimeve qe ka secili vend. Une jam i te njejtit mendim kur shprehem qe vertet ti do te futesh ne Evrope por patjeter je dhe pjese e plotesimit te detyrimeve te saj. Qe te integrohesh ne Evrope duhet te pranosh e plotesosh rregullat e ketij komuniteti. Sikurse eshte rregulli per Italine Francen Gjermanine do te jete rregulli edhe per Shqiperine. Jam i te njejtit mendim qe kjo nuk ka ardhur ne menyre spontane. Kjo ka ardhur sepse edhe shqiptaret edhe institucionet kane punuar qe te vije kjo dite. Pra nihilizmi eshte jashtezakonisht gabim. Hiperbolizimi natyrisht qe eshte gabim. Ne duhet te jemi te ekuilibruar. Kemi te drejte te themi qe detyrat i kemi realizuar. Kemi te drejte te themi qe ne duhet te jemi ne Evrope jo thjesht nga pikepamja fiziko-gjeografike por jemi politikisht duhet te jemi edhe fizikisht te lire sepse jemi pjese e qyteterimit te vjeter te Evropes. Une kam rastin ketu te falenderoj te gjitha institucionet te gjithe punonjesit e administrates qe kane qene te perfshire afer ne kete proces Ky eshte nje proces i vendosur ne kohe. Pra vlen per te gjithe ata qe kane punuar dhe me te drejte kur vjen momenti i finalizimit e drejta per tu krenuar me kete arritje eshte legjitime eshte normale.
Gazetari Por zonja Fajon nje nga avokatet tona le te themi ne Parlamentin Evropian ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave terhoqi vemendjen dhe tha se politika nuk duhet ta marre kete si nje fitore te saj kjo eshte nje fitore e qytetareve. A po lexohet si nje fitore politike apo si e qytetareve
Presidenti Topi Une nuk do te isha kaq i prere sepse se pari politika buron nga qytetaret. E dyta politika ka rolin e vet institucionet kane rolin e vet pra kjo eshte nje fitore qe u takon qytetareve por u takon edhe institucioneve. Dhe kur them institucionet jane te gjitha pa perjashtim sepse ne nje menyre apo nje tjeter te gjitha jane te perfshira jo thjesht per ate qe i takon individit interesave individuale familjare te nje rrethi te caktuar shoqeror por i takojne gjithe shoqerise. Keshtu qe une nuk mendoj se ka gje te prere me thike. Une mendoj qe mesazhi i dhene nga zonja Fajon personazhi qe ka punuar me nje motivim te jashtezakonshem sikur te jete shqiptare te cilen e kemi falenderuar e falenderojme dhe besoj falenderimet do te jene pa mase sepse ajo ka kuptuar ndoshta si pak njerez se historia e Ballkanit eshte nje histori shume specifike.
Gazetari Per shkak sepse ajo vete eshte nga Ballkani nga Sllovenia.
Presidenti Topi Por Sllovenia duke qene me afer zemres se Evropes qendres se Evropes ka luajtur nje rol te dukshem interlokutor midis interesave te Ballkanit dhe te Evropes nje rol interlokutor edhe per psikologjine e vendeve te Ballkanit. Kjo ka qene arsyeja qe edhe dje ne takimin me Kryetarin e Parlamentit slloven une e kam shprehur e kam falenderuar dhe kjo vjen edhe si pasoje e ndryshimit te nje klime te pergjithshme ne rajonin ballkanik. Ne i marrim mesazhet ne sensin qe ato jepen por une jam i bindur qe kjo u takon te gjitheve.
Gazetari Ne informacionin tuaj edhe si Presidenti i Republikes a rrezikojme ne si vend qe nje pjese e qytetareve edhe per mungese te informacionit edhe per shkak te deshires se tyre per te levizur te lirshem te shkelin rregullat e vizave te liberalizuara
Presidenti Topi Une mendoj qe nevoja per informim eshte nje nevoje themelore. Nuk jemi te paret qe e kalojme kete lloj eksperience. Te mos harrojme qe edhe vende te tjera e kane kaluar kete lloj eksperience dhe nevoja per tu informuar eshte e domosdoshme. Kjo ka te beje me angazhimin e politikes te institucioneve te mediave por une nuk e shikoj me nje lloj pesimzmi kete proces sepse nje pjese e mire e shqiptareve gjate ketyre viteve kane pasur mundesine qe te dalin jashte vendit te jene ne emigracion kane fituar nje lloj edukimi per sa u perket dhe rregullave te komunitetit dhe pjesa tjeter qe nuk e ka pasur shansin patjeter qe do te orientohet. Fakti qe po perseritet cdo dite nevoja per tu informuar me rregullat e Bashkimit Evropian per tu orientuar qe levizja e lire nuk ka te beje me lejen per tu punesuar sepse ka rregulla te tjera besoj qe kjo pjese e qytetareve qe nuk ka pasur mundesi te levize jashte vendit deri sot mendoj qe eshte nje pjese shume korrekte. Jane njerez qe kane deshiren per te levizur per te pare familjaret e tyre per ndonje problem shendetesor per turizem pse jo dhe nuk besoj qe do te kete probleme te atij karakteri te cilat jane paralajmeruar.
Gazetari Zoti President ju permendet pak me pare edhe qytetaret e Kosoves ne lidhje me kete proces te liberalizmit te vizave. Ne fakt Kosova edhe per shkak te specifikave te aferta historike te saj nuk eshte perfshire ne kete program dhe mbetet le te themi e paintegruar ne procesin e liberalizimit te vizave. Si do te veprohet dhe a po punon Shqiperia qe edhe qytetaret e Kosoves te jene pjese e kesaj lehtesie qe po sjell moderniteti
Presidenti Topi Une mendoj qe perfshirja e Kosoves ne regjimin e liberalizmit te vizave eshte nje ceshtje e shpejte kohore sepse do te perbente nje paradoks te vertete qe te gjitha vendet e rajonit te cilat ne politiken e tyre te komunikimit rajonal kane pikerisht bashkepunimin komunikimin qe nuk eshte thjesht mbi bazen e komunikimit politik por eshte komunikim fizik biznesi. Pra investimet qe do te kryhen e po kryhen ne rajon duhet te merrnin ne konsiderate nje ishull sikurse eshte Kosova. Mendoj qe eshte edhe ne politiken e Bashkimit Evropian qe ceshtja e Kosoves te vendoset menjehere ne rend te dites sepse ndryshe pastaj do te ishte nje shembull i shemtuar qe nje popull sidomos populli i Kosoves qe ka pasur nje histori tragjike te izolohet edhe ne kohet moderne. Une nuk besoj qe ne politiken e Bashkimit Evropian te mbetet e harruar tema per ta vendosur si prioritet levizjen e lire te qytetareve te Kosoves. Ne ne te gjitha bisedat e inkurajojme do te vazhdojme te inkurajojme do te vazhdojme te punojme fort sikurse edhe vete institucionet e Kosoves qe nga ana e saj pavaresisht problemeve te momentit qe jane krijuar me Institucionin e Presidentit besoj se e ka te gjithe kulturen per te ndertuar nje shtet multietnik ku secili te kete te drejten te levize i lire. Kjo pa marre parasysh qe nje qytetari serb te Kosoves i jepet ky akses nga Serbia por ta kete me te drejten legjitime qe ka shteti i ri i Kosoves i cili cdo dite e me shume legjitimohet dhe njihet nga shume vende.
GazetariZoti President ne daten shtate tetor kur Parlamenti Evropian votoi me shumice derrmuese liberalizimin e regjimit te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian perfshihet ketu edhe Bosnja ju e pershendetet kete akt dhe me pas keni bere nje mesazh i cili eshte nje mesazh ku ju keni pritur pertej edhe disa kritikeve qe perse nuk flet Presidenti mbi zhvillimet politike ne vend per tu dhene mundesi shqiptareve qe te behen nje here me viza dhe keshtu besoj qe keshtu e ka lexuar edhe pjesa kryesore e opinionit publik qe ju me pas te thoni fjalen tuaj per momentet dhe per disa nga zhvillimet kryesore politike ne vend. Dhe ne kete mesazh ju thoni qe jeni i shqetesuar per disa zhvillime politike te koheve te fundit te cilat kane te bejne jo vetem me aktoret politike por me shtetin demokracine dhe interesat e publikut te gjere dhe te qytetareve. Ndoshta eshte me vend ne radhe te pare tju pyes une a e kemi lexuar te drejte heshtjen tuaj dhe cili eshte ne thelb shqetesimi juaj lidhur me keto zhvillime
Presidenti Topi Une sigurisht ne heshtje nuk kam ndenjur. Kam qene shume i kujdesshem ne mesazhe sepse Institucioni i Presidentit eshte mjaft i rendesishem sidomos kur jeta politike merr nota te kesaj natyre sikurse ju e cituat. Besoj qe sidomos tek Institucioni i Presidentit shprehet me shume nevoja qe te kemi nje vend stabel nje stabilitet politik ku bashkepunimi mes forcave politike te jete i shprehur. Sigurisht debat politik ka pasur ka dhe do te kete ne demokraci. E kam thene dhe here tjeter qe do te ishim fatkeqij ne rast se nuk do te kishim debat politik. Por debati politik nenkupton patjeter perballjen e ideve te platformave madje je me i besueshem nese ke gjera konkrete per te zhvilluar. Debati mund te behet per institucionet. Debati mund te behet per ekonomine. Debati mund te behet per tema te qytetareve. Debati duhet te jete i tille qe te jete i sintonizuar me ate debat qe ne e shikojme gati cdo nate nga aktore politike pasi jane tema qe shqetesojne te gjithe qytetaret. Por debati presupozon edhe nevojen per nje operim per interesa te rendesishme te vendit.
Gazetari Por ne fakt a eshte i tille debati politik ne Shqiperi
Presidenti Topi Fakti qe une po e citoj dhe po e lajmeroj si teme natyrisht ka edhe pjesen e vet te kritikes. Por kritika behet ne sensin qe te mos preket performanca e partive politike e menduar nga ata vete sepse nuk mund te marrin orientime te karakterit politik nga Presidenti i Republikes. Presidentit i takon te beje thirrje per bashkepunim dhe keto thirrje nuk kane munguar kane qene te vazhdueshme jane bere ne terma te pergjithshem por jane bere edhe ne terma specifike kur ka qene nevoja per te bashkepunuar per miratimin e ligjeve te rendesishme sikurse jane pjesa me e madhe e ligjeve qe kane te bejne me drejtesine. Pra edhe nje here them dhe deshiroj ta riafirmoj pozicionin tim qe ky vend ka nevoje per stabilitet politik ka nevoje per nje bashkepunim ka nevoje per nje debat shume konstruktiv ka nevoje qe te forcoje institucionet ka nevoje te ruaje nje raport te drejte mes institucioneve politike dhe atyre te pavarura ka nevoje qe te rrise performacen profesionale te stafeve te institucioneve ka nevoje qe te konfrontoje opinionet por ka nevoje patjeter edhe te bashkepunoje. Gjerat pa bashkepunim patjeter qe sjellin nje terren ku politika nuk merr formen e vet me te mire ku politika pastaj kthehet thjesht ne nje debat ne distance ku prioritet marrin akuzat te cilat jane me shume mediatike se sa institucionale marrin perparesi ato qe pastaj mund te mos jene te bazuara ligjerisht dhe marrin nje imazh qe nuk eshte i kendshem per syte e Evropes dhe te partnereve nderkombetare.
Gazetari Zoti President te jemi me konkrete. Si e vleresoni ju konkretisht debatin qe po behet kohet e fundit me aktoret politike te dy kaheve ne lidhje me afera korruptive ne lidhje me tendera ne lidhje me te kaluara ne lidhje me deklarime apo mos deklarime pasurie e keshtu me radhe
Presidenti Topi Eshte e drejta juaj te me thoni qe te jem me konkret por une besoj qe kam qene shume konkret. Une mund te flas brenda limiteve qe ka kjo zyre dhe ky institucion. Ne menyren me absolute pasi nuk me duket normale dhe kete e kam thene dhe ne mesazhin publik nuk me duken normale akuza te kesaj natyre ku po del gjithcka ndoshta dhe me hollesira te panevojshme nderkohe qe institucionet ekzistojne. Apeli im ka qene i drejtperdrejte. Nese nje akuze artikulohet politikisht duhet te ndertohet politikisht. Ndersa akuzat konkrete duhet patjeter qe te drejtohen ne Institucionin e Prokurorise. Fakti qe une e kam kanalizuar pikerisht ne Institucionin e Prokurorise nuk eshte atribut i imi dhe nuk eshte se po e bej une kete zbulim sot. Ky eshte nje institucion i shtetit shqiptar i cili operon me standardet e institucioneve paralele te vendeve te tjera ku per te njejtat gjera te se njejtes natyre gjerat shkojne ne Prokurori shkojne ne drejtesi dhe fjalen e fundit e jep drejtesia. Une mund te them shume gjera politikisht. Mund te abuzohet me te drejten e te qenit deputet dhe mund te thuash gjithcka. Vertet Parlamenti imuniteti te japin mundesine qe ti te flasesh dhe te mos mbash pergjegjesi per ate qe flet por jane disa akuza te cilat detyrimisht duhet te shkojne ne Prokurori. Dhe ka dy gjera. Askush nuk mund te paragjykoje perfundimin e nje procesi por askush nuk mund te dale pa pasoja nese ka shpikur publikisht sepse nuk eshte ceshte e reputacionit te nje partie politike apo e nje deputeti por eshte ceshtje e personalitetit te nje individi i cili eshte politikan por pas tij eshte nje familje pas atij eshte nje farefis pas atij eshte nje rreth shoqeror. Pra apeli im per politikanet eshte qe te jene me te kujdesshem ne publik rezervat qe kane ti orientojne dhe une mbeshtes absolutisht sistemin e drejtesise i cili duhet te punoje mbi bazen e atij betimi qe ka bere secili perfaqesues qe detyra e tyre te jete e ndershme te jete profesionale dhe gjerat te marrin nje fund.
Gazetari A ka qene e tille ne fakt e tille puna e tyre
Presidenti Topi Te gjithe ne e dime qe sistemi i drejtesise ne Shqiperi ka progresin e vet por ka edhe problemet e veta.
Gazetari Te cilat jane
Presidenti Topi Askush nuk mund te kete kurajen qe te thote se gjithcka ecen mire apo gjithcka ecen keq sepse Presidenti vertete eshte Kryetarit i Keshilli te Larte te Drejtesise por tek drejtesia kane dore dhe duhet te kene dore shume institucionet. Kjo fillon patjeter me ate institucion nga ku burojne pastaj te gjitha institucionet e tjera me Parlamentin ku zgjidhen nje pjese e tyre ku miratohen nje pjese shume e rendesishme e te gjitha akteve rregullatore qe kane formen e ligjit ku sikurse e thashe pjesa derrmuese e ligjeve qe kane te bejne me drejtesine ose miratohen me tre te pestat ose ne rastin e ndryshime kushtetuese duhet dy te tretat. Por nga ana tjeter eshte vete sistemi i drejtesise. Eshte Prokuroria jane te gjitha shkallet e gjyqesorit te cilat ne vetvete kerkojne ne pjesen ligjore te legjislacionit integritetin moral kerkojne edhe pergatitjen profesionale. Pra drejtesia operon ne nje mase te caktuar. Ka nevoje qe te rrise performancen ka nevoje qe te rrise kurajon edhe kur ka te bejne me politiken duhet te kete modele qe gjyqtari apo prokurori qe ka kuraje nuk trembet nuk influencohet por e con detyren e vet deri ne fund. Vetem atehere mund te themi se po ndertojme realisht nje shtet te se drejtes.
Gazetari Ne rastet konkrete per te cilat po flasim dhe per debatin konkret si po veprojne prokuroret
Presidenti Topi Une mendoj mbi bazen e te gjithe informacionit qe kam se ndryshe nga nje rregull i hershem tradicional ku nje deputet nuk thirrej ne Prokurori pa iu hequr imuniteti sot eshte krijuar nje modus i pranuar nga te gjithe qe ate qe e thone publikisht ta thone edhe ne Prokurori dhe Institucioni i Prokurorise po punon ne kete drejtim.
Gazetari Ju ne mesazhin tuaj diten e liberalizmit te vizave keni terhequr vemendjen zoti President dhe lidhur me ceshtjen e ligjit te heqjes se imunitetit jo vetem per deputetet por edhe te nje rangu tjeter zyrtaresh te tjere ...
Presidenti Topi Duke filluar nga une.
Gazetari ... duke filluar nga vetja. Por pse nuk keni qene specifik ne mesazhin tuaj pasi dihet qe eshte opozita ajo qe nuk po pranon ta votoje ne kete rast kete ligj. Pra thirrja juaj i drejtohet pikerisht opozites
Presidenti Topi Se pari ne apelin tim une nuk kam parasysh kategori specifike nese jane ne mazhorance apo ne opozite. Apeli im eshte i pergjithshem u drejtohet te gjitheve. Kam parasysh institucionin kam parasysh parlamentaret por kam parasysh edhe njerezit e drejtesise kam parasysh dhe kategori te caktuara te institucioneve te pavarura dhe kushtetuese kam parasysh edhe personin tim. Pra ti je i besueshem ne publik ne momentin kur zhvishesh nga imuniteti. Vertet ka nje imunitet qe i jep komoditet punes por kur vjen puna per akuza te kesaj natyre une besoj qe ky imunitet nuk duhet te ekzistoje. Dhe apeli eshte qe politika duhet te largohet nga parametrat demagogjike nese eshte thene duhet bere. Ne rast se ai qe jep nje apel kaq te rendesishem sic eshte Institucioni i Presidentit qe heqja e imunitetit te filloje me imunitetin e Presidentit besoj qe ka gjithe te drejten qe te konsiderohet nje apel i sinqerte i drejte qe vlen per te gjithe. Kjo pastaj do te qetesonte edhe klimen politike. Kjo do te qetesonte politikisht edhe ata qe merren me drejtesine. Kjo do te qetesonte edhe publikun sepse kane te drejte pastaj nje pjese e njerezve te thjeshte qe jane te profesioneve nga me te zakonshmet qe ndonjehere kujdesi per te qene te rrepte per gjera te karakterit fare ordiner eshte i tille qe i shkohet deri ne fund ndersa pastaj per gjera qe kane nje ndikim mjaft te hidhur ne shoqeri per gjera te medha duket shume e veshtire te punoje pastaj ne menyre te qete pasi imuniteti behet pengesa me e madhe.
Gazetari Ka pasur nje akuze konkrete nga ish-ministri i Ekonomise ne lidhje me nje ceshtje qe implikon Policine e Shtetit dhe struktura te tjera te te saj. Me cilesine e Presidentit te Republikes keni marre informacion jeni njoftuar jeni munduar te mesoni dicka me teper per kontrabanden e naftes ne Shqiperi
Presidenti Topi Eshte detyrimi i institucioneve qe te sjellin informacionin korrekt edhe ne institucionin e Presidentit. Por une deshiroj te jem i pozicionuar parimisht per aq sa thashe. Te gjitha akuzat duhet te kanalizohen dhe ne dijenine time edhe ne rastin konkret Prokuroria po merret me punen e hetimit dhe nuk deshiroj te nderhyj ne hallka intermediare te procesit te hetimit qe nuk jane detyre e Presidentit.
Gazetari Pra ju jeni i qete se gjerat jane vene ne levizje dhe po ecin ne drejtimin e duhur
Presidenti Topi Njeriu asnjehere nuk mund te konsiderohet i qete kur ceshtjet dhe debati politik konsiderohet i deformuar. Kete term se paku mund ta modifikojme. Une nuk mund te ndihem i qete. Por ne terma relative jam i qete sepse institucionet qe e kane per detyre te merren me kete pune e kane shprehur dhe jane orientuar drejt ketyre institucioneve kane shkuar atje dhe po punojne.
Gazetari Zoti President ju permendet pak me pare njerezit e thjeshte. Ju jeni ne kontakt me ta qofte ne vizitat qe beni neper rrethe qofte nepermjet rrugeve te tjera me te cilat operon Presidenti i Republikes. Si e kane perceptuar dhe cfare mendojne qytetaret e thjeshte kur degjojne te tilla debate si keto qe po zhvillohen javet e fundit ne Shqiperi
Presidenti Topi Mjafton te degjoni emisione te drejtperdrejta televizive apo intervista qe ju vete realizoni dhe besoj ai eshte zeri i qytetarit. Kane shqetesim. Nuk duhet qe gjerat te shkojne ne kete nivel. Duhet qe politika te jete shume bashkepunuese per interesat e tyre. Qytetari ndihet mire kur ka standardin e jeteses se mire ndihet mire kur ka siguri. Mund te themi sigurisht qe eshte bere shume progres ne Shqiperi por natyrisht qe ka edhe probleme qe kerkojne patjeter qe institucionet te forcohen dhe ta bejne jeten me te mire. Asnjehere progresi nuk ndalet. Gjithnje flitet ne terma relative. Jemi me mire se ckemi qene por jam i bindur qe neser do te jete me mire se cjemi ndryshe tendenca e zhvillimit nuk do te kishte sens. Pra te gjithe marrin me shume eksperience. Te gjithe motivohen me shume per veprimtarine e tyre dhe ceshtja e eksperiences eshte nje ceshtje me vete por sot une degjoj dhe shikoj me shume respekt qe eshte rritur shume edhe niveli i artikulimit qytetar. Dikur problemi i artikulimit ndihej edhe tek ata qe merren me politike. Sot ky nivel eshte rritur por eshte rritur shume edhe niveli i artikulimit tek qytetaret e thjeshte qe njohin problemet e artikulojne mendimin e tyre mbajne qendrim. Kjo tregon qe gjerat po evoluojne po ecin.
Gazetari Zoti President ne kete periudhe ka lindur dhe nje fenomen qe nuk eshte se eshte aq shume i ri por gjithsesi duket se po merr permasa me te medha - merkatoja e konsideruar e deputeteve kalimi nga nje force politike ne nje tjeter kalimi nga mazhoranca ne opozite e keshtu me radhe. Si e vleresoni kete zhvillim
Presidenti Topi Natyrisht jo mire. Une e thashe apelin tim. E rikonfirmoj ceshtja e stabilitetit politik eshte ceshtja me e rendesishme. Por nuk mund te them eshte nje ceshtje qe ka te beje me deputetet por nuk me duket nje fenomen qe na gezon sepse stabiliteti politik ne radhe te pare vjen nga stabiliteti i partive vjen nga stabilitetet individuale te cdo deputeti ka te beje me interesat e qytetareve ka te beje me orientimin e qytetareve. Me nje fjale une do te thoja qe po i kthehem edhe nje here si nje lajtmotiv qe stabiliteti politik per Shqiperine per institucionet per politiken per njerezit eshte shume i rendesishem.
Gazetari Por ne fakt a jemi duke konsumuar stabilitet politik Si e vleresoni ju situaten aktuale
Presidenti Topi Pyetja juaj shqetesimi juaj tregon qe ky moment qe une nuk e konsiderova si element pozitiv tregon qe ka dhe problemet e veta natyrisht. Por une kam sensin e mases per tu futur e per te diskutuar mbi keto tema qe jane delikate. Pra edhe nje here Presidenti jep apelin e pergjithshem jep qendrimin e tij. Pjesa tjeter pastaj ka te beje jo vetem me ndergjegjen individuale te deputeteve por edhe me ndergjegjen politike te partive politike eshte nje ceshtje e tyre.
Gazetari Stabiliteti politik eshte atehere kur forcat politike dhe institucionet punojne ne qetesi relative per te realizuar programet dhe detyrat e tyre. Por ndonjehere stabilitetin mund ta sjellin dhe zgjidhje te tjera ne demokraci sic jane zgjedhjet e parakohshme. Eshte folur keto dite per mundesine e zgjedhjeve te parakohshme si mundesi krejt hipotetike por gjithsesi. Ju e vleresoni se njera nga mundesite mund te jene zgjedhjet e parakohshme
Presidenti Topi Se pari nuk deshiroj te futem ne kete teme jo se nuk kam mundesi te flas per kete teme por qendroj pozicionit qe stabiliteti i Shqiperise eshte shume i rendesishem keshtu qe gjithcka qe del nga linja normale e institucioneve nuk eshte e pelqyeshme per Presidentin. Pra nuk mund te inkurajoj nuk mund te marr pjese perkundrazi e perseris edhe nje here dhe gjate kesaj interviste e kam perdorur ndoshta ne menyre shume inflacioniste termin stabilitet. Edhe sikur ta permend edhe here te tjera natyrisht qe nuk do te bej gabim. Jam per nje stabilitet te institucioneve. Jam qe zgjedhjet e radhes te jene zgjedhje me te mira nga ckane qene dhe vertete duhet nje angazhim i te gjitheve. Duhet te bejme shume kujdes qe keto zgjedhje te mos kene asnje lloj shansi per tu kontestuar dhe kjo do patjeter angazhim do angazhim nga partite politike e nga institucionet dhe gradualisht njerezit qe merren me administrimin e zgjedhjeve duhet te kuptojne qe tifozlleku ndaj partive nuk e ndihmon procesin. Perkundrazi njerez qe kane te gjithe integritetin e tyre strukturat e tyre per te qene korrekte do ta ndihmonin procesin dhe ne nuk do te harxhonim shume kohe pas zgjedhjeve per te thene qe zgjedhjet nuk ishin te mira.
Gazetari Zoti President ju keni permendur stabilitetin si nje element shume te rendesishem te zhvillimeve ne vend ne menyre qe ne te plotesojme te gjitha ato angazhime edhe ne proceset integruese por edhe politike per qytetaret. Nga ana tjeter ka patur nje proces ku ju keni qene ne qender te vemendjes ne lidhje me zgjidhjen e asaj qe nje pale e quan kriza politike ne vend per shkak te zgjedhjeve te kaluara dhe nje pale tjeter e quan ngerc politik. A eshte tejkaluar kjo krize apo ky ngerc politik apo jemi duke e konsumuar ende
Presidenti Topi Une besoj qe jemi ne te njejtat pozicione. Ju e keni ne memorje edhe takimin e zhvilluar ne Presidence. Une nuk besoj qe palet kane levizur. Te jemi realiste palet jane ne te njejtat pozicione. Pra eshte diskutuar gjate eshte diskutuar per nevojen e futjes ne loje te Komisionit te Venecias te Gjykates Kushtetuese eshte diskutuar per vektoret qe do ta vene ne levizje pra jemi praktikisht ne te njejten situate. Palet jane ne te njejtin pozicion cka tregon qe ai problem eshte prape i mbartur muaj pas muaji dhe natyrisht qe nuk lejon qe palet te shikojne perzgjedhjet qe do vijne per zgjedhjet lokale te cilat jane dekretuar ne daten 8 maj te vitit 2011 cka nenkupton nje lloj nevoje dhe nje lloj shqetesimi te natyrshem qe e kane jo vetem institucionet ne Shqiperi por e kane edhe institucionet te cilat ne nje lloj menyre monitorojne. Besoj e mbani mend fare mire sepse eshte apel i diteve te fundit apeli i Ambasadorit te ri te OSBE-se i cili risolli ne vemendje te partive nevojen per tu marre me zgjedhjet e pushtetit vendor te cilat jane shume afer. Nese do te jete i nevojshem nje reformim i Kodit Zgjedhor e per tu pergatitur ashtu sic duhet ne menyre serioze ne menyre qe zgjedhjet e pushtetit vendor si zgjedhje te karakterit administrativ jane zgjedhje qe jane me afer interesave te qytetarit jane zgjedhje qe sikurse thashe duhet te jene te drejta korrekte te pakontestuara.
Gazetari Por a mund te jene te tilla keto zgjedhje kur akoma kemi keto probleme te zgjedhjeve te kaluara Cfare duhet bere me kete moment A do ta leme - me falni zoti President qe ju nderpres - a do ta leme qe kete semundje ta suportoje trupi i demokracise sone dhe a e suporton dot apo ne duhet ta operojme dhe ne menyre qe te shpetojme dhe te ecim perpara
Presidenti Topi Edhe njehere kjo eshte nje ceshtje gati-gati ekskluzive e partive politike parlamentare sepse jane ato te cilat duhet te ofrojne vullnete politike per te bashkepunuar per ta pare te nevojshme ose jo reformimin e Kodit Zgjedhor. Pra eshte nje ceshtje qe mund te kete interes nga shume individe nga shume individe politike apo parti por ne menyre te vecante i takon partive politike parlamentare.
Gazetari Sigurisht qe i takon partive politike por ju si nje aktor dhe nje faktor shume i rendesishem i jetes se vendit duhet te keni nje gjykim tuajin si mund te tejkalohet dhe a do te tejkalohet ne fund te fundit sepse njerezit presin te degjojne dicka nga ju
Presidenti Topi Ju mendoni qe mund te tejkalohet gje pa shprehjen e nje vullneti politik Mendoni qe Presidenti do tu tregoje aktoreve politike rrugen e tyre qe e kane rrugen absolutisht te qarte qe eshte rruga e bashkepunimit ne parlament per te ndertuar nje ligj pasi perndryshe ligjet nuk ndertohen aq me shume kurlind nevoja per te ndryshuar ligjet e karakterit kushtetues qe domosdoshmerisht kerkojne dy te tretat e votave ne parlament. Me thoni ju nese ka nje mekanizem tjeter. Shqiperia nuk eshte Republike Presidenciale eshte Republike Parlamentare. Apeli i Presidentit eshte pikerisht per te gjetur bashkepunimin dhe per te ruajtur patjeter seriozitetin e nje procesi qe konsiderohet mjaft jetik per Shqiperine. Nese ju keni nje mekanizem tjeter ju mund te ma thoni por ceshtja eshte tek vullneti politik ceshtja eshte tek bashkepunimi ceshtja eshte qe ti paraprihet nje procesi i cili kurrsesi nuk mund te ndertohet brenda disa diteve. Ne jemi mesuar ne retrospektive qe te gjitha ndryshimet e Kodit Zgjedhor i kemi bere in extremis diten e fundit atehere kur ka qene dita e fundit e sesionit te fundit te Legjislatures se fundit. Nese me thoni nje eksperience tjeter ja kjo eksperience ka qene. Pra politika shqiptare ka nevoje qe te maturohet per tu paraprire gjerave. Eshte shume me mire ti parandalosh se sa ti mjekosh.
Gazetari Ne mungesen e vullnetit politik qe ju thoni ka shenje barazimi mes paleve apo ka dikush qe eshte me pak i barabarte se tjetri
Presidenti Topi Ne menyre absolute deshiroj te ritheksoj se nuk deshiroj te vendos gishtin sepse ju e dini qe vij nga nje parti politike ku kam qene Kryetar i grupit parlamentar e Nenkryetar i Partise Demokratike. Me ardhjen ne Presidence motivimi ka qene thellesisht institucional duke qene shume i kujdesshem per te mos nderhyre ne opsionet apo gjykimet e karakterit politik. Meqenese jeni nje njeri i botes se sportit do ju jap edhe nje shembull qe ndoshta per shume njerez mund te jete konsideruar si nje hap i panevojshem. Une para se te vij ne kete pozicion kam qene President i Sport-Klub Tiranes dhe e quajta te nevojshme qe te jap doreheqjen sepse edhe ne boten e sportit Presidenti duhet te jete i te gjitheve dhe smund te jete i nje ekipi. Nga kjo pikepamje mua me hiqet e drejta qe te bej diagnoze e cila mund te jete ndoshta dhe e karakterit subjektiv dhe mund te krijoje momente jo te mira tek partite politike. Kjo eshte arsyeja qe mesazhet e Presidentit jane shume parimore jane mesazhe institucionale dhe jane per te gjithe pa perjashtim.
Gazetari Zoti President pak dite me pare eshte bere publike letra e Komisionerit Shtefan Fyle drejtuar Kryeministrit te vendit. Citoj ne paragrafin e parafundit thuhet Une do te doja te shpreh shqetesimin per progresin e pamjaftueshem ne normalizimin e situates politike ne Shqiperi. Si Kryeminister dhe si Kryetar i partise me te madhe ne qeveri ju ndani me te gjithe kriteret e tjere politike pergjegjesine per ti dhene fund kesaj situate. Si e vleresoni kete leter dhe a po shihni reflektim
Presidenti Topi Une besoj qe cfare kemi konsumuar deri tani ne kete bisede eshte pak a shume shqetesimi per zgjidhjen e atyre momenteve te cilat nuk u japin mundesi institucioneve per tu paraprire etapave te tjera te rendesishme te progresit demokratik. Pra ne rast se kemi nje situate te tille ku partite politike kryesore jo vetem qe nuk merren vesh por jane ne nje etape te konsumimit te akuzave te ndersjella sigurisht qe kjo sjell nje shqetesim edhe tek Bashkimi Evropian dhe tek i derguari i posacem tek Komisioneri Fyle i cili ka jo vetem shqetesimin e Bashkimit Europian por ka dhe nje lloj shqetesimi te karakterit personal meqenese eshte njeriu qe merret me nga afer me kete problem. Dhe une e konsideroj nje mesazh te natyrshem nje mesazh qe vlen per te gjithe per te gjithe aktoret duke filluar qe nga ata qe jane te perfshire direkt ne kete proces si dhe per institucionet e tjera edhe per Institucionin e Presidentit ku te gjithe duhet te jene me aktive duhet te jene me bashkepunues duhet te jene ne gjendje qe te dallojne cili eshte dominanti dhe rendesia e nje procesi politik dhe cilat jane gjerat sekondare. Keshtu qe nga kjo pikepamje une e mirekuptoj por nga ana tjeter eshte nje deklarate e Komisionerit qe besoj qe nuk ka nevoje per komente perifrazim.
Gazetari Zoti President ne te gjithe kete debat qe po zhvillohet ka pasur nje institucion sic eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe here pas here ka hyre ne loje per shkak te pozicionit qe ka ne raport me proceset elektorale dhe ka deklaruar qe do ti djege fletet e votimit perkunder debateve qe behen duhen djegur sduhen djegur. Keni ju nje mendim ne lidhje me kete gje pra jo nese duhen djegur ose jo sepse sigurisht ajo eshte atribut i Komisionit por cfare roli mund te luante Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si nje institucion kushtetues ne kete situate sipas jush
Presidenti Topi Nese do te ma kishit bere kete pyetje para ndryshimeve kushtetuese jo vetem do kisha mundesi me shume per te folur por do te kisha dhe detyrimin per te folur. Ju e dini qe pas ndryshimeve kushtetuese pati nje ndryshim edhe te struktures te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku as ne menyre te drejtperdrejte as ne menyre te terthorte dmth asnje kandidature e Presidentit qofte si Institucion Presidenti qofte me atributin e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise sot pra Presidenti nuk ka asnje perfaqesues. Partite politike paten mirekuptimin e plote ne ate kohe per te bere ndryshimet kushtetuese per te kufizuar kompetenca te caktuara per te fuqizuar kompetenca te caktuara per te zgjedhur Presidentin e ardhshem me 71 vota per te ndryshuar strukturen e KQZ-se dhe sot cdo gje e ndertuar ne ate kohe konsiderohet legjitime. Askush pas miratimit te ligjit nuk ka te drejte ti beje koment ligjit sepse ligji eshte ligj por nga ana tjeter duhet te kuptohet qe te gjitha ato ndryshime kane ardhur me nje vullnet te caktuar politik te partive politike dhe tere pergjegjesia ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ju duhet ta kuptoni se gjithmone performanca profili politik natyrisht kane edhe perfundime te karakterit politik.ne ne parametrat e ligjit.Une nuk i bej koment Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk mund te them qe nuk eshte ne parametrat e ligjit. Gjithcka qe eshte me ligj eshte me ligj por persa i perket pozicionimeve politike kjo ka te beje me pergjegesine politike te partive politike te cilat ndertuan nje strukture thellesisht politike. Te gjithe njerezit qe jane ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane te katapultuar nga vullnetet politike te partive politike.
Gazetari Ky ishte nje hap para apo nje kthim prapa
Presidenti Topi Edhe njehere nese une do ti permbahem asaj cka thashe me perpara qe Presidenti kur dekreton nje ligj e dekreton me vullnetin e tij dhe nuk e komenton. Por ama i ben thirrje te gjitheve qe te zbatojne ligjin. Ndryshe eshte kur ben komente ne momentin e ndertimit te ligjit. Cdo njeri cdo i interesuar cdo grup interesi ka te drejte ta trajtoje te jape opinionin e tij por ne momentin qe perfundon ligji eshte i detyruar per tu zbatuar.
Gazetari Zoti Presidenti permendet pak me pare dekretimin e zgjedhjeve te reja lokale ne 8 maj 2011 pra ne vitin e ardhshem. Ne vitin 2007 kur ishin zgjedhjet lokale ju keni qene pjese e negociatave politike me atributin e Kreut te grupit parlamentar te partise me te madhe ne qeveri dhe e Nenkryetarit te kesaj partie dhe data e zgjedhjeve u shty. Ne keto zhvillime qe po ndodhin a mos po shkojme ne te njejten rruge qe mund te shtyhen serish zgjedhjet lokale
Presidenti Topi Sigurisht qe nuk kam te drejten as te hamendesoj. Nuk mund te hamendesoj nuk mund te bej parashikime aq me shume pesimiste. Deshiroj ti qendroj pikerisht asaj date e cila ka qene data e fundit e kufirit ligjor ku i jepet mundesia Presidentit per te dekretuar zgjedhjet. Pra data 8 maj eshte data e fundit sipas te gjitha perllogaritjeve dhe une nuk mund te behem sigurisht njeriu qe merr karakteristikat e Kasandres perkundrazi deshiroj ti inkurajoj te gjithe aktoret politike qe zgjedhjet jo vetem te zhvillohen ne kohe por te zhvillohen sipas te gjitha kushteve te jene korrekte te jene te lira te jene te ndershme te jene te pranueshme dhe te mos vijne si nje moment kontestimi qe do ta conte prape situaten politike ne keto parametra.
Gazetari Por ne fakt a jemi ne kohe per ti bere zgjedhjet ne kohe
Presidenti Topi Une mendoj qe ende ndonese koha po kalon me shpejtesi dhe asnjehere dita qe kalon nuk te jep shanse ne rast se nuk veprohet por ende jemi prape ne limite per te bere te gjitha modifikimet e nevojshme sipas vullnetit te partive politike.
Gazetari Zoti President meqe permendem 8 majin Kryeministri i vendit ka akuzuar opoziten se ka lobuar per te shtyre procesin e liberalizimit te vizave pertej kesaj date. Jeni ju ne dijeni
Presidenti Topi Sikurse jeni ju ne dijeni per deklaratat qe jane publike.
Gazetari Per lobimin
Presidenti Topi Jo ne menyre absolute une sjam ne dijeni. Nuk jam ne dijeni dhe nuk mund te behem interpret apo sikurse thashe pak me pare te perifrazoj theniet e cilitdo individ personazhi politik apo nje njeriu te rendesishem te nje institucioni. Eshte e drejta e tij te shprehet dhe cdo pyetje mund ti adresohet atij per te argumentuar ate qe ka thene.
Gazetari Zoti President ne situaten ne te cilen ndodhet vendi nga te gjitha pikempamjet ju me atributet e Kreut te shtetit ku shikoni qe ka me shume probleme vendi per ti zgjidhur ne menyre emergjente pervec problematikes politike per te cilen po flasim
Presidenti Topi Une mendoj qe politika eshte dominanti i jetes institucionale sepse vete politika sjell per mire ose per keq funksionimin edhe te institucioneve te tjera. Une mund tua argumentoj pikerisht me sistemin e drejtesise. Ju jeni te ndergjegjshem jeni deshmitare te mjaft nevojave qe ka sistemi i drejtesise per te operuar mbi bazen e ligjeve te cilat domosdoshmerisht kerkojne nje votim te cilesuar edhe aty ku politika nuk funksionon mire sigurisht nuk vjen dhe miratim ligjesh dhe kur ska miratim ligjesh ka vakuume ligjore apo institucionale dhe ku ka vakuume natyrisht edhe cilesia e sherbimeve ne keto institucione le per te deshiruar. Pra nje politike konstruktive sjell patjeter dhe nje funksionim me te mire te institucioneve qofshin keto edhe institucione te pavarura.
Gazetari Meqe natyrshem hyme ne kete pjese ju si Kreu jo vetem i Presidences pra jo vetem si Kreu i Shtetit por edhe si Kreu i nje pushteti shume te rendesishem sic eshte drejtesia here pas here keni dhene mesazhe gjate mbledhjeve te Keshillit te Larte te Drejtesie por dhe ne takime te tjera por ne fakt mund te jeni me konkrete per te na identifikuar kush jane problemet me te medha qe ka sot sistemi dhe ky pushtet
Presidenti Topi Natyrisht qe do na duhej nje emision ekskluziv per drejtesine.
Gazetari Sigurisht.
Presidenti Topi Sepse edhe gjerat e trajtuara ne pak caste detyrimisht te con ne trajtime siperfaqesore duke lene shume gjera pa permendur. Por une mendoj qe institucionet e drejtesise kane nevoje patjeter qe te kene nje legjislacion i cili do ti garantoje atyre jo vetem lirine e ushtrimit te profesionit por edhe te gjitha detyrimet qe ato kane para Kushtetutes ligjit qytetarit. Kjo duket si nje terminologji e pergjithshme por kam parasysh ketu organizimin e Konferences Gjyqesore e cila vjen pastaj jo vetem si detyrim i Kushtetutes dhe i ligjit por ka nje ndikim te drejtperdrejte ne rolin e Keshillit te Larte te Drejtesie i cili per hir te kalimit te afateve te mandateve te disa anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise e sjell kete institucion ne veshtiresi reale. Mora vetem nje shembull per te thene se sa e rendesishme eshte politika sa i rendesishem eshte ai votim i cilesuar i parashikuar nga Kushtetuta. Kjo ka bere qe gjyqtaret te organizohen sikurse ju jeni ne dijeni per te mbyllur disa vakuume te cilat normalisht funksionojne me Kushtetute dhe me ligj.
Gazetari Duke i lidhur me 8 nentorin
Presidenti Topi Po date interesante eshte por uroj qe pavaresisht nga data te kete nje funksionim me demokratik dhe te mbylle nje vakuum i cili eshte shume i demshem per sistemin e drejtesise.
Gazetari Ju i permbaheni deklarates qe keni bere me pare qe Konferenca Gjyqesore nuk duhet mbledhur pa u bere ligji apo e pranoni qe duhet te mblidhet dhe te miratoje kandidatura per Keshillin e Larte te Drejtesise
Presidenti Topi Edhe njehere nuk do ta bej kurre ate gabim qe ne kete pozicion ku dekretoj ligje te them qe bie ndesh me ligjin qe rregullon aq me shume nje ligj i cili ka kaluar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pergjithesisht sepse nuk deshiroj te jem kategorik per te thene totalisht i qendroj te gjitha deklaratave te bera ne funksion te ketij momenti. Por paralelisht pa dashur qe te ndryshoj pozicion do tju jap nje argument nga bota e mjekesise. Normalisht organet e trupit funksionojne mbi bazen e parimeve dhe funksioneve fiziologjike. Ju e keni degjuar ndonjehere kur nje organizem kur ndonje organ i rendesishem nuk funksionon si duhet ndodh ajo qe quhet kompensimi i funksionit Pra nje zemer qe punon shume qe nuk perballon hipertrofizohet pra zmadhohet. Ky quhet kompensim fizio-patologjik i nje organi. Kjo po ndodh edhe ne kete situate kur politika institucionet nuk po e mbyllin me ligj. Eshte vete sistemi i drejtesise jane vete gjyqtaret te cilet po nderhyjne me nje mekanizem kompensator per te bere te mundur qe te mbyllin nje boshllek i cili eshte shume i demshem ne radhe te pare per institucionin e drejtesise dhe per vete gjyqtaret. Ne rast se KLD-ja nuk funksionon me kapacitet te plote pastaj do te krijohen probleme te jashtezakonshme qe lidhen qofte me emerimin qofte edhe me penalitetet ndaj gjyqtareve qofte me kontrollin e sistemit te drejtesise qofte me ndertimin e akteve rregullatore dhe ne fund fare me fizionomine e vete sistemit te drejtesise. Keshtu qe nga kjo pikepamje ne rast se nuk ndodh ne nuk duhet te themi Shiko nuk duhet te ndodhe sepse ligji e parashikon ketu-ketu. Por ne rast se pranohet nga te gjithe nje lloj fryme sikurse me sa duket eshte pranuar e menyres se riorganizimit e ne cdo rrethane per te ruajtur pozicionin kushtetues e ligjor te Presidentit do jete vete Keshilli i Larte i Drejtesise qe punon ne menyre kolegjiale dhe me vendimmarrje ekskluzive ai qe do te gjykoje nese ky proces ka qene i rregullt apo jo. Dhe kete nuk mund ta thote Presidenti sot sepse une atje pavaresisht se jam Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise kam nje vote. Keshtu qe i takon Keshillit te Larte te Drejtesise ne diten qe do te mblidhet per te gjykuar per legjitimitetin e emerimeve dhe do te pres ate dite kur te vije ky moment.
Gazetari Pra ju po thoni qe ky eshte pra nga ato raste kur ligjet fiziologjike mund te pershtaten ne funksionimin e trupit te shtetit
Presidenti Topi Une ne menyre absolute do te them gjithmone qe i qendroj Kushtetutes ligjit. Pra ajo deklarate qe eshte dhene me heret ajo po jepet edhe sot. Fakti qe gjyqtaret po organizohen per ta bere te mundur nje kompensim te tille i jep te drejten Keshillit te Larte te Drejtesise ne momentin e duhur te mblidhet per te thene nese ky proces ishte legjitim ose jo.
Gazetari Pra nese Keshilli i Larte i Drejtesise me shumice votash e pranon atehere
Presidenti Topi Natyrisht qe nuk mund te bejme asnje lloj parashikimi sot asnje lloj paralajmerimi pasi i takon pikerisht atij momenti per ta thene.
Gazetari Zoti President duke qendruar tek institucionet qe kane te bejne me vendimmarrjen ne Keshillin e Larte te Drejtesise Konferencen Gjyqesore e keshtu me radhe. Ne Keshillin e Larte te Drejtesise ka nje problematike te tille Pese anetareve te tij u ka perfunduar mandati midis te cileve Edmond Islamajt Besim Trezhnjeves Admir Thanzes Armando Subashit e Altina Xhoxhajt. Njeri eshte kandidat per ne Gjykaten e Larte njeri sot eshte deputet i Partise Socialiste.
Presidenti Topi Njeri eshte anetar i Gjykates Kushtetuese Admir Thanza.
Gazetari Pertej kesaj jane dy anetare te tjere zoti Artan Gjermeni e Hysni Demiraj te cileve ne mos gaboj ne muajin dhjetor u mbaron mandati. Pothuajse gjysmes se anetareve te ketij Keshilli u ka mbaruar afati. A e ka penguar kjo funksionimin normal te ketij institucioni dhe nese deri ne daten 7 dhjetor kur u perfundon mandati i dy anetareve te tjere per tu bere shtate mungesa si do te funksionoje ai
Presidenti Topi Une them se Keshilli i Larte i Drejtesise pavaresisht nga problemet qe ne sapo i shprehem ka funksionuar ne menyre normale dhe korrekte sepse ligji Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise parashikon qe deri ne zevendesimin e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise te gjitha funksionet jane parashikuar per te vazhduar. Kjo do te thote se ai institucion i ka zhvilluar te gjitha mbledhjet dhe i ka shlyer te gjitha detyrimet e veta ne menyre korrekte. Sikurse thame nuk eshte normale qe gjerat qe jane te parashikuara me ligj edhe per afatet kohore patjeter qe duhet te zbatohen. Une uroj qe ky handikap i krijuar te rregullohet sa me shpejt ne menyre qe te gjithe anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise te jene me mandatet qe kane te gjitha institucionet keshtu qe une shpresoj shume qe rregullimi i funksionit edhe duke pasur parasysh te drejten per te qene ne afatet e tyre kohore do te zgjidhet shume shpejt.
Gazetari Zoti President nisur nga kjo problematike e krijuar ne Keshillin e Larte te Drejtesise cfare mesimi del per ligjvenesit dhe per klasen politike per institucionet qe kane ne dore te mos i cojne situatat deri ne kete pike ne menyre qe shteti te funksionoje normalisht pavaresisht luftes normale politike ose jo ne vend
Presidenti Topi Eshte ajo qe thame qysh ne fillim te intervistes qe duhet nje lloj konstruktiviteti ne marredheniet aty ku ne kemi te bejme me gjerat substanciale te shtetit...
Gazetari Nje prej te cilave eshte sigurisht Keshilli i Larte i Drejtesise.
Presidenti Patjeter qe forcat politike duhet te gjejne bashkepunimin pra beteja politike beteja per pushtetin politik duhet konsideruar njera ane ndersa beteja per te ndertuar shtetin me te gjithe elementet e tij dhe per ta mbajtur shtetin ne parametra shume serioze nuk duhet te kushtezohet nga beteja per pushtetin politik. Ky eshte mesazhi im. Eshte shume e rendesishme te kuptohet gjithmone se ne demokraci parashihet nevoja dhe menyra e rrotacionit politik kudo por shteti eshte shtet. Nuk duhet qe rrotacioni politik te kthehet qellim ne vetvete por duhet qe cdo pushtet politik pavaresisht nga ngjyra te kontribuoje qe shteti te jete serioz te mos jete i cenuar nga emocionet politike sepse shteti eshte i te gjitheve si i atij qe merret me politike si i atij qe ka fobi nga politika si i atij qe eshte indiferent si i atij qe eshte aktiv dhe si i atij qe eshte ne media pra shteti eshte i te gjitheve pasi te gjithe kemi nevoje per shtet. Sa me i forte te jete shteti aq me i forte eshte ne funksion te qytetareve edhe imazhi yne tek ato shtete me te cilat kerkojme te ndertojme marredhenie dhe te jemi pjese e tyre duhet te jete me i mire.
Gazetari Ka nje problematike ne emerime dhe mungesa te gjyqtareve edhe ne Gjykaten e Larte. Eshte emeruar Bashkim Dedja...
Presidenti E keni fjalen per Gjykaten Kushtetuese
Gazetari Me falni se e ngaterrova Jane emeruar disa gjyqtare por ka akoma disa vende vakante nje pjese e te cileve eshte ne proces. Zonja Becaj Kryetarja e kesaj Gjykate ka terhequr vemendjen me rastin e emerimit te njerit prej anetareve te Gjykates zoti Bici per kohen e dekretimit dhe kohen e emerimit te gjyqtareve. A keni problem edhe ju ne llogaritjen e kohes
Presidenti Topi Absolutisht jo.
Gazetari Ne fakt ku qendron problemi ne Gjykaten e Larte
Presidenti Topi Une po ju them dicka qe e kam thene edhe kohe perpara Per Presidentin e Republikes eshte shume e thjeshte mbi bazen e nje procesi qe eshte realizuar ku listat e gjyqtareve qe plotesojne kriteret ligjore presupozojne lista me nga 30-40 vete pra nuk eshte problemi i emerimit ne funksion te kohes por ka qene nje klime e tille politike ku me eshte dashur sidomos per Gjykaten Kushtetuese qe te gjendet nje ekuiliber qe vete partite politike qe do te jene ne Kuvend per ti miratuar te kishin nje konsensus per sa u perket figurave te cilat do te jene sot ne Gjykaten Kushtetuese. Me qene se klima politike nuk e ofroi kete mundesi per kete kane dijeni edhe partneret tane nderkombetare pra vonesa prej dy-tre muajsh qe imponoi edhe paraqitjen disi me vonese te disa kandidaturave te Gjykates Kushtetuese lidhet pikerisht me klimen politike.
Gazetari Spo flisnim per Gjykaten e Larte...
Presidenti Topi Ju me thate per Gjykaten Kushtetuese. Per Gjykaten e Larte ka pasur...
Gazetari Nese do te fillonin procedurat me shpejt do te beheshin emerimet me shpejt
Presidenti Topi Ka ardhur nje proces natyral edhe Kuvendi ka pasur kohen e vet sepse nje pjese e kandidaturave eshte miratuar por nje pjese eshte rrezuar dhe kjo e ka e ka futur ne nje vonese qe nuk lidhet me moszbatimin e funksioneve nga njeri institucion tek nje tjeter. Ka qene brenda parametrave ligjore dhe sot jane te gjitha te evaduara nga Institucioni i Presidentit jane ne Kuvend dhe presim rezultatin qe do te vije prej tij.
Gazetari Zoti President jane rrezuar disa kandidaturave per ne Gjykaten e Larte dhe ne ate Kushtetuese nderkohe qe edhe nga diskutimi qe u eshte bere neper komisione kandidaturave duket sikur do te kete prape te tjera kandidatura qe do te rrezohen. Pse ndodh kjo gje
Presidenti Topi E kam thene edhe para dy ditesh se nuk deshiroj te bej asnje koment qe konsiderohet eksluzivitet i punes se Kuvendit nuk kam bere dhe nuk deshiroj te bej asnje koment. Eshte e drejta e Institucionit te Kuvendit per te gjykuar mbi kandidaturat qe vijne sepse e tille eshte marredhenia kushtetuese midis Institucionit te Presidentit dhe Kuvendit. Presidenti i Republikes propozon Kuvendi verifikon dhe nese voton apo jo eshte ceshtje qe ka te beje me te dhe jo me Presidentin sigurisht.
GazetariNuk ka ndonje problem mes jush si Institucion i Presidentit dhe shumices ne kete rast
Presidenti Topi Ju mund te tentoni te ribeni pyetje por une i qendroj pozicionit tim nuk deshiroj te bej asnje koment. Une i kam zbatuar te gjitha te drejtat dhe detyrimet e mia kushtetuese per tia kaluar Kuvendit dhe hetimin mbi keto kandidatura e ben ai Institucion sepse i takon atij. Kur te keni mundesine per ta pyetur mund ta pyesni Kuvendin por une kam thene se nuk deshiroj te bej asnje koment.
Gazetari Nuk deshironi te beni komente nese ka probleme midis Institucionit te Presidentit dhe shumices ne keto rrezime te kandidaturave
Presidenti Topi Perderisa ka nje zbatim sipas Kushtetutes se Republikes te propozimit dhe perderisa ekzistojne te dyja opsionet te kalimit apo te rrezimit do te thote se eshte nje e drejte kushtetuese e Kuvendit.
Gazetari Ne analizen tuaj rrezimi ka qene i motivuar politikisht apo teknikisht
Presidenti Topi Zoti Peza ju e dini shume mire se une kam aftesine per ta mbajtur edhe pese ore emisionin edhe ne kete argument qe thoni ju por pozicioni im i Presidentit eshte nje pozicion shume parimor qe nuk deshiron te beje komente mbi kete ceshtje. Eshte e drejte e tyre dhe kane te drejte ta ushtrojne ate.
Gazetari Dakord Ju e keni bere me transparence kete gje
Presidenti Topi Ju e dini se pavaresisht se kjo dhome eshte improvizuar si studio televizive pikerisht ketu jane bere takime me perfaqesuesit me me ze te drejtesise te Shoqates se Avokateve Shoqates se Gjyqtareve prokuroreve EURALIUS-it OPDAT-it qe monitorojne. Besoj se ka qene ne transparence te plote madje ka pasur edhe nje komunikim me mediat. Fillimisht perjashtohen te gjithe ata qe nuk plotesojne parametrat e ligjit pastaj futen ne diskutime analitike nese keta gjyqtare meritojne te jene te kualifikuar ne nje gjykate tjeter Presidentit i jepet nje produkt nje liste qe mund te jete me 30-40 vete te cilet konsiderohen se kane fituar te drejten e kualifikimit per te shkuar ne keto gjykata. Ketu pastaj futet e drejta kushtetuese e Presidentit te Republikes.
Gazetari Dakord
Presidenti Topi Kjo nuk ka pse te ndahet me askend. Presidenti propozon Kuvendi miraton ose rrezon.
Gazetari Ish-kolegu juaj qe ju ka zevendesuar ne te dyja postet partiake Astrit Patozi Kryetari aktual i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike dhe Nenkryetar i kesaj partie ne nje emision timin pak jave me pare deklaroi se nga ana e Institucionit te Presidentit ka pasur mungese transparence kete vit per vendet vakante ne gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte sepse sipas tij nuk jane publikuar listat e aplikanteve per vendet vakante nderkohe qe ne vitet e tjera jane bere publike ne internet.
Presidenti Topi Problemi eshte i tille Nese une e bej nje proces me transparent nga pikepamja metodologjike e bej jo se me detyron Kushtetuta sepse ne Kushtetute thuhet ne menyre te qarte Eshte e drejte ekskluzive e Presidentit te Republikes per te emeruar anetaret e Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Fakti qe ne kete dhome ne kete tavoline kane qene te gjithe pjesemarres ne pranine e mediave une besoj se kjo eshte nje transparence qe vjen fale edhe teknologjise televizive. Ju i keni ne kujtesen tuaj dhe mund ta demonstroni qe ky proces ka qene shume transparent.
Gazetari Domethene mosberja publike ne internet eshte thjesht nje ceshtje teknike dhe jo per shkak te transparences
Presidenti Topi Besoj se ju duhet te futeni ne elementet thelbesore te procesit.
Gazetari Dakord Me qene se ju permendet Kushtetuten dhe detyrimin tuaj kushtetues lidhur me vendimmarrjet qe keni si President i Kushtetutes shumica para ketij sezoni politik ka bere nje akuze se keni shkelur Kushtetuten per mosdekretimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Menjehere ka dhene pergjigje Keshilltari juaj Juridik Spiro Peci por gjithsesi nuk keni dhene ju nje shpjegim. A ka pasur ne fakt shkelje kushtetuese pasi shpjegimi i zoti Peci ka qene Duhesh plotesuar nje here Gjykata me anetare dhe pastaj te zgjidhej dhe te dekretohej Kryetari nderkohe qe eshte dekretuar Kryetari dhe Gjykata nuk eshte plotesuar me anetare
Presidenti Topi E drejte pyetja juaj por ju mendoni se Keshilltari Juridik i Presidentit mund te flase pa dijenine e Presidentit Se pari eshte nje Keshilltar Politik eshte nje jurist i njohur ish-Minister i Drejtesise nje ze elitar ne fushen e jurisprudences si dhe nje ish-parlamentar keshtu qe gjithcka qe thuhet nga Keshilltari juridik i Presidentit te Republikes eshte zeri i Presidentit. Ai me te drejte ka bere nje shpjegim profesional. Ju do te thoni Pse Kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese u zgjodh pa u plotesuar trupa Se pari mund tju them se u zgjodh pasi ishte propozuar grupi i ri i anetareve te ardhshem te mundshem te Gjykates Kushtetuese cka ne vullnetin e Presidentit do te thote qe nga te gjithe keta njerez qe jane emeruar nga Presidenti dhe ata qe jane aktuale Presidenti ka te drejte te beje zgjedhje. Duke marre ne konsiderate qe ky proces po zgjatej dhe vazhdon te jete ende ne proces ku ende nuk dihet nese keta kandidate do te fitojne ose jo atehere une gjeta mirekuptimin me zotin Dedja sepse duhet qe patjeter te kesh pozicionin per ta drejtuar Gjykaten. Pas nje bisede natyrisht me disa seanca une gjeta gatishmerine e zotit Dedja i cili kishte marre nje miratim nga Kuvendi pra ishte nje figure e miratuar si anetar i Gjykates Kushtetuese nje figure e re mjaft cilesore ne fushen e drejtesise per te marre drejtimin per tre vjet sipas Kushtetutes si Kryetar i Gjykates Kushtetuese. Besoj se jemi absolutisht ne nje terren normal dhe une shpresoj se me miratimin e pjeses tjeter te kandidaturave Gjykata Kushtetuese do te futet ne funksion te plote. Kjo do te thote se ne gjithcka qe eshte thene edhe ne ate qe une po them sot ka qene gjithcka sipas parametrave kushtetues. Sot kemi Kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese ky eshte nje cast i tejkaluar ne problematiken e vet. Gjykata Kushtetuese edhe pse ka nevoje te rinovohet funksionon sipas te gjitha te drejtave kushtetuese qe cdo anetar edhe pse e ka kaluar kohen qendron ne detyre dhe ushtron te gjitha drejtat e veta te plota deri ne zevendesimin e tij nga anetari i ri. Jemi ne normalitet me kete gjykate.
Gazetari Duket se ky cast eshte i tejkaluar ky cast po te kemi parasysh se vete udheheqesi i shumices Kryeministri Sali Berisha e priti ne Zyren e tij Kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese. Pyetja eshte Ju jepni garanci se ai eshte personi i duhur ne vendin e duhur per shkak te specifikave qe ka kjo Gjykate
Presidenti Topi Une mendoj se kam qene ne gjendje shume te mire qofte institucionale qofte morale e psikologjike kur kam emeruar zotin Dedja. Kam besim te plote tek ai eshte njeri me pergatitje profesionale dhe me integritet moral qe do te dije te zhvilloje shume mire kompetencat e veta kushtetuese dhe institucionale.
Gazetari Falemnderit zoti President Kisha edhe nje pyetje Ne ndryshimin e Rregullores se Kuvendit per votimin e dekreteve nga votimi i mbyllur u be me votim te hapurme nje kohe shqyrtimi deri ne tete jave. Pas kesaj ju keni dhene nje reagim ku keni thene se edhe ju do te kerkoni me shume kohe per proceset.
Presidenti Topi Duhet te jeni korrekt kur tiu referoheni shprehjeve te mia
Gazetari Ishte perifrazim ne fakt.
Presidenti Topi Perifrazimi duhet te jete korrekt ndryshe pastaj sjell keqkuptime dhe behet objekt i nje debati tjeter politik. Une kam thene Institucionet kane te drejten e tyre te ushtrojne kompetencat e tyre ligjore mbi bazen e akteve rregullative. Per deri sa eshte rritur rigoroziteti ne kontrollin e kandidaturave kjo imponon qe edhe Presidenti ne menyre te qete e normale te rrise rigorozitetin ne realizimin e te gjitha kompetencave qe jane kushtetuese e ligjore besoj se kjo eshte normale ne administrate. Nuk jane te njejtat rregulla qe jane sot me ato qe kane qene me pare. Tentohet gjithnje te perfeksionohet te maturohet nje procedure administrative besoj se i shoh vetem pjesen pozitive ketij elementi.
Gazetari Falemnderit zoti President Ne mbyllje te intervistes nese deshironi apo nese keni ndonje mesazh per klasen politike duke qene se pjesa me e madhe e kesaj bisede ishte fokusuar mbi shqetesimet konkrete reale te politikes korente te vendit
Presidenti Topi Une mesazhet i konsumova gjate bisedes. Nuk deshiroj te jem ne rolin e atij qe jep leksione per te tjeret sepse klasa politike ka pjekurine e vet pavaresisht se kjo klase politike ka ditur te ndertoje edhe ligje ka ditur te realizoje edhe institucione. Apeli im eshte ai qe ka qene gjithmone Duhet te kete edhe debat por duhet te kete edhe bashkepunim dhe konstruktivitet per te ndikuar sa me shume ne forcimin e shtetit. Forcimi i shtetit eshte forcimi i imazhit eshte gjithcka qe deshiron qytetari sot. Mesazhi im eshte Bashkepunim ne funksion te politikave per qytetarin. Sa me larg debateve shterpe sa me larg interesave qe pergjithesisht konsiderohen egoiste dhe sa me shume ne sherbim te qytetarit. Ky eshte mesazhi qe vjen edhe nje here nga une sot.
Gazetari Falemnderit zoti President Falemnderit dhe ju te nderuar teleshikues