Kryeministri Berisha i ben thirrje partive politike parlamentare per te filluar menjehere punen per reformen zgjedhore
Nen drejtimin e kryeministrit Berisha u mblodh sot Grupi Parlamentar i Partise Demokratike. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha theksoi oferten e mazhorances drejtuar Grupit Parlamentar te Partise Socialiste ne fillim te muajit shtator nepermjet te ciles kjo parti ftohet per te bashkepunuar per reformen zgjedhore me qellim trajtimin e rekomandimeve te OSBE ndash ODIHR- it.
Kryeministri Berisha e cilesoi si te pashembullt kete oferte per shkak se asnjehere ne historikun e reformave zgjedhore ne Shqiperi por edhe me gjere mazhoranca nuk i ka ofruar opozites ekskluzivitet ne hartimin e amendamenteve te ligjit zgjedhor. Duke nenvizuar se Komisioni i Venecias dhe OSBE ndash ODIHR-i e konsiderojne Kodin Zgjedhor si nje baze teknike te gjere per zgjedhjet demokratike Kryeministri Berisha i beri thirrje partive politike parlamentare te filloje menjehere puna per trajtimin e rekomandimeve te OSBE ndash ODIHR-it me synim permiresimin e metejshem te procesit zgjedhor.
Gjithashtu ne fjalen e tij kryeministri Berisha foli dhe per 100 vjetorin e pavaresise se vendit dhe ne kete kuader theksoi se jane pritur jashtezakonisht mire nismat e qeverise per ta pritur pavaresine ne kryeqytet me nje parlament te ri dhe per ta bere Tiranen me nje stadium te ri. Koha eshte jashtezakonisht e pameshire ecen ndaj dhe cdo dite duhet te punojme te mos humbasim asnje dite per keto dy projekte u shpreh kryeministri.
Me poshte vijon fjala e plote e kryeministrit Berisha
Te nderuar deputete dhe deputete
Se pari ju pershendes perzemersisht dhe kam kenaqesine tju informoj se si Kryetar i kesaj mazhorance do marr iniciativen per te ftuar forcat politike diten e premte ne ora 1100 per te nisur reformen elektorale. Dua tju informoj ju dhe te gjithe spektrin politik shqiptare te gjithe shqiptaret se Partia Socialiste ka marre qe ne shtator dhe me pare dhe me shkrim oferten me te pa shembull ne historine e pluralizmit Evropian dhe Boteror qe ajo te hartoje vete te gjitha amendamentet qe deshiron per tiu pergjigjur rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme dhe ne si mazhorances tia votojme pa asnje lloj modifikimi pasi te marre opinionin e Komisionit te Venecias ose te misionit te OSBE-ODIHR-it.
Partise Socialiste i eshte propozuar nga ne qe te filloje punen menjehere me komisionin dhe ne komision ata te paraqesin te gjitha amendamentet. Sikunder duke e konsideruar reformen zgjedhore dhe problemin e zgjedhjeve te ardhshme lokale si problem kryesor u eshte thene nese deshirojne ti pergatisin amendamentet vete si grup parlamentare te marrin mendimin e Komisionit te Venecias ose te OSBE-se ti sjellin ne parlament dhe ti votojme.
Kjo oferte qe eshte me e gjera me maksimalja me e pashembullta ne historine e marredhenieve nder partiake jo vetem te Shqiperise ka gjetur refuzimin konstant te udheheqjes se Partise Socialiste. Atehere ne do te therrasim tryezen e forcave politike dhe do te fillojme menjehere nga puna.
Se pari theksoj dhe njehere ketu se cdo ligj cdo nen dhe gjithcka ka te beje me zgjedhjet ka qene votim dhe vendim total konsensual midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.
Se dyti theksoj se ekspertiza nderkombetare e Komisionit te Venecias dhe OSBE-ODIHR -it fakton se kuadri ekzistues ligjor perben nje baze teknike te gjere per zgjedhjet demokratike. Duke theksuar keto natyrisht ne raportin e fundit te OSBE-ODIHR -it per zgjedhjet e 28 qershorit jane te listuara nje seri rekomandimesh adresimi i te cilave do te permiresonte me tej dhe ne menyre te ndjeshme cilesite e ketij procesi.
Ne jemi te angazhuar ndaj dhe te nisim punen me vullnetin qe nga fundi i ketij sesioni ato rekomandime te mund te votohen nese Partia Socialiste do. Ne rast se Partia Socialiste nuk deshiron ti votoje por ti bllokoje apo do te sjelle te vetat ne i mirepresim ato. Sidoqofte vendi ka edhe nje Komision Qendror Zgjedhor i cili ne kufijte e tij vendimmarrese eshte i afte tu jape pergjigjet ne menyren me te mire kushtetuese dhe ne perputhje me standardet nderkombetare problematikave qe kane te bejne me zgjedhjet.
Duhet te punoje me intensitet uroj dhe deshiroj qe z Rama te mos pengoje grupin e vet te marre pjese ne kete proces sepse refuzimi i tij vertet mund te duket se te jep dicka ne dore por ne menyre absolute te kthehet kunder. Te jep dicka ne dore sepse mund te besh te tjeret te thone se shqiptaret nuk duan reforma por do te jene te shumte ata qe do te thone se reformen e pengoi per qellime te caktuara teresisht jo demokratike. Ndaj dhe une gjykoj se nuk duhet te udhehiqet nga asgje tjeter pervecse detyrimit qe kemi para qytetareve shqiptare per te permbushur te gjithe detyrimet tona ndaj tyre ne procesin ne udhetimin e tyre drejt Evropes.
Ne kete kontekst kam gjithashtu kenaqesine tju informoj se ligji per partite politike eshte gati. Ligji i ri per partite politike ka qene nje detyrim madhor i qeverive te meparshme ne kuadrin e marredhenieve qe ekzistojne midis Shqiperise dhe Keshillit te Evropes dhe konkretisht nismes GRECO qe eshte dhe organizata kryesore ne Evrope ne luften kunder korrupsionit.
Ky ligj eshte pergatitur me ekspertet e tyre me te mire. Per kete ligj jane bere tavolinat e rrumbullaketa me shoqerine civile me partite politike. GRECO ka dhene te gjithe ekspertizen e vet ne menyre qe ligji te jete i standardeve evropiane dhe ligji ka nje rendesi shume te vecante ne plotesimin e kuadrit ligjor ne luften kunder korrupsionit. Liria politike dhe liria e grumbullimit jane te garantuara me Kushtetute por problemi eshte te financimet sepse financimet partiake perbejne nje problem per cdo vend. Problem serioz por qe gjithsecili duhet te perpiqet tu jape pergjigjet e tij ligjore ne interesin e tij me te mire. Te jemi realist natyrisht qe ky eshte nje problem universal. Presidenti Obama nxori nje dekret te cilin Gjykata nuk ia miratoi ose ia hodhi poshte kur ne fakt per mendimin tim kishte shume te drejte. Presidenti perpiqej te kufizonte ne maksimum shpenzimet nga koorporata. Pra ky eshte nje problem universal por secili vend do te perpiqet ti jape pergjigjen me transparente dhe me te mire. Ne kemi nje Kod Zgjedhor qe fatmiresisht eshte konsensual per financimin e fushates por kjo tani do te perfshije te gjithe periudhen e financimit te partive politike.
Zoterinj deputete
Ne po ecim drejt nje shekulli te pavaresise drejt 100 vjetorit te pavaresise dhe ne kete kuader duhet tu garantoj se jane pritur jashtezakonisht mire nismat e qeverise per ta pritur pavaresine ne kryeqytet me nje parlament te ri dhe nisma tjeter per ta bere Tiranen me nje stadium te ri por koha eshte jashtezakonisht e pameshire ecen ndaj dhe cdo dite duhet te punojme te mos humbasim asnje dite per keto dy projekte.
Mendoj se duhet te ndertojme nje parlament teresisht te ri dhe te jo te merremi me arnimet e ekzistuesit. Parlamenti ekzistues ne nje te ardhme mund te shnderrohet ne nje pallat shume te mire te drejtesise ka pozicionin i ka te gjitha hapesirat ndaj dhe drejtesise shqiptare i jepet nje mundesi plotesisht e merituar. Kurse parlamenti i ri duhet te jete nje parlament modern i konceptuar me te gjitha funksionalitetet e tij. Nje parlament qe do te shprehe atributet e nje republike parlamentare ne arkitekture sic eshte Shqiperia nje parlament qe te krijoje lehtesite me te medha te funksionimit te ligjvenesve te vendit nje parlament qe i shtohet ansamblit te kryeqytetit por natyrisht te mbaje vulen e kohes ne te cilen ndertohet pra te pasqyroje arkitekturen moderne te kohes.
Kjo kerkon qe ne nje kohe sa me te afert te Parlamenti te marre vendimin te ngreje Komitetin Shteteror per ndertimin e parlamentit. Te percaktoje zonen ku duket se te gjitha mendimet po shkojne tek ish-piramida e diktatorit si zona me e pershtatshme dhe me e gjere pasi parlamenti duhet te kete te gjithe hapesirat e nevojshme sepse eshte ndertesa kryesore e vendit jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend ajo eshte ndertesa kryesore dhe ketu do jete ndertesa kryesore nuk ka diskutim. E rendesishme eshte te procedohet sa me shpejt ne menyre qe komiteti pastaj te udheheqe punen e ndertimit te parlamentit te skeduloje te parashikoje te gjitha etapat dhe te gjithe kompleksitetin e nderhyrjeve qe duhet per ta bere kryeqytetin e Shqiperise me nje parlament te ri.
Po keshtu Tirana duhet te kete nje stadium te bukur nje stadium qe te jete ne lartesine e ndjenjave te zjarrta te tifozeve shqiptare te cilet ne fakt jane te denje si tifoze per secilin klub te madh te Evropes per secilen kombetare te Evropes.
Fatmiresisht kete vit kombetarja shqiptare shenoi disa rezultate te vleresueshme por e sigurte eshte se futbolli shqiptare ka dhe do te kete nje perspektive te shkelqyer. Jane disa shqiptare yje te klube prestigjioze te Evropes. Une e shoh me optimizem te madh suksesin e ketij sporti suksesin e futbollit shqiptare. Pro ajo qe dua te them me frymezon me shume eshte zjarri i dhe energjia e sportdashesve te rinjve shqiptare i cili duhet ta pranojme se eshte ne i fuqishmi me ideali madje edhe se i fushatave elektorale. Nuk mund te mos gjeje frymezim te madh kur shoh se me cfare dashurie dhe entuziazmi ata ju japin kuraje sportisteve dhe perjetojne gezimin e golit apo te suksesit te tyre. Ndaj dhe Tirana duhet te kete nje stadium modern nje stadium qe te shprehe te gjithe nivelin e futbollit shqiptare pro te jete para se gjithash ne lartesine admirimin entuziazmin dashurise se sportdashesve shqiptare per futbollin e tyre.
18/10/2010