Kryeministri Berisha pret Presidentin e shoqërisë Podiumtech, Francois-Pierre Le Scouarnec
Kryeministri Berisha priti sot Presidentin e shoqërisë Podiumtech, Z. Francois-Pierre Le Scouarnec. Kjo kompani ofron shërbime konsulence, teknologjie, si edhe menaxhim dhe financim projektesh. Podiumtech është e pranishme në Europë, Amerikën Veriore dhe atë Jugore, si edhe në Afrikë.
Gjatë takimit me Kryeministrin, Presidenti i kompanisë shprehu interesin për të investuar në vendin tone, në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, si edhe në agrikulturë.
Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre në këto fusha të rëndësishme dhe i sigurojë se qeveria do të mbështesë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të pasur një histori suksesi.
23/06/2010