E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon legjendën e atletikës, Sergey Bubka

Zoti Bubka, një nga figurat më të shquara botërore të sportit, ndodhet në Tiranë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si Zëvendës President i Komitetit Olimpik Botëror dhe Zëvendës President i Federatës Botërore të Atletikës IAAF, për të mbështetur dhe promovuar organizimin në Shqipëri, në vitin 2011, të Kampionatit Botëror të “Vrapimit në Mal”.

Kryeministri Berisha priti në një takim të përzemërt zotin Sergey Bubka, ish kampionin legjendar të atletikës dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Zoti Bubka, një nga figurat më të shquara botërore të sportit, ndodhet në Tiranë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si Zëvendës President si Zëvendës President i Komitetit Olimpik Botëror dhe Zëvendës President i Federatës Botërore të Atletikës IAAF, për të mbështetur dhe promovuar organizimin në Shqipëri, në vitin 2011, të Kampionatit Botëror të “Vrapimit në Mal”.

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen zotit Bubka, duke shprehur kënaqësinë e tij të madhe që Shqipërinë e vizitonte një figurë kaq legjendare e sportit botëror, një atlet, i cili ka qenë dhe është shembull frymëzimi për breza të tërë të rinjsh që shohin tek atletika, mëma e të gjitha sporteve, pasionin e tyre.

Zoti Sergey Bubka falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, duke shprehur se ky eveniment me përmasa botërore që pritet të organizohet në Shqipëri, do të përbëjë një iniciativë të shkëlqyer për promovimin e turizmit shqiptar, të bukurive dhe potencialeve të vendit, si dhe do të jetë një organizim që do të përfshijë mijëra të rinj, të apasionuar pas atletikës.

Kryeministri Berisha falënderoi zotin Bubka dhe zotin Bruno Gozzellino, President i Federatës Botërore së Vrapimit në Mal që kishin zgjedhur Shqipërinë për këtë eveniment me përmasa të tilla botërore, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare do të mbështesë gjerësisht këtë eveniment kaq të rëndësishëm, si dhe do të vazhdojë të mbështesë sportin shqiptar dhe afrimin e sa më shumë të të rinjve me të.

Në përfundim të takimit, zoti Bubka u shpreh se do të vinte përsëri me shumë kënaqësi në Shqipëri dhe do të ndiqte personalisht Kampionatin Botëror të “Vrapimit në Mal”. Ai i dhuroi Kryeministrit Berisha një punim artistik në bakër, me simbolikën e rekordeve të tij botërore në kërcimin së larti dhe me autografin e tij.

Sergay Bubka, legjenda e sportit të atletikës, nga Ukraina, mbajtës i titullit Kampion Bote në Kërcimin së Larti, për vitet 1983-1999, rekordmen botëror për 35 herë, pas largimit nga sporti aktiv, ka një karrierë të gjatë në politikë dhe biznes. Ai ka qenë pjesë e Parlamentit të Ukrainës në vitet 2002-2006, pjesë e Kabinetit të Ministrave të Ukrainës në vitet 2002-2005 dhe së fundi, është Këshilltar për Sportet i Presidentit të Ukrainës.


22/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›