E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Finlandës, rezident në Greqi, Erkki Huittinen, me rastin e përfundimit të detyrës

Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Finlandës, rezident në Greqi, zotin Erkki Huittinen, me rastin e përfundimit të detyrës.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Huittinen për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ambasadori Huittinen e falënderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe vlerësoi arritjet madhore të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimi në NATO. Ambasadori i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha se Finlanda mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Në takim u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i të dy qeverive e vendeve për intensifikimin e shkëmbimeve dhe kontakteve politike në të gjitha nivelet dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në dobi të së mirës e interesit reciprok të të dy vendeve e popujve.

 
22/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›