Sqarim i zëdhënëses së Kryeministrit në lidhje me artikujt e dy të përditshmeve shqiptare
Sot, dy të përditshme shqiptare i kanë lejuar vetes t’i atribuojnë Kryeministrit një deklaratë, sipas të cilës, Kryeministri është shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.
Zëdhënësja e Kryeministrit sqaron se Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Kjo deklaratë është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik. Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.
21/06/2011