Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Kroacisë në Shqipëri, zotin z. Darko Javorski
- Ambasadori kroat i beri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverise kroate për te hequr vizat, për qytetaret shqiptare, për periudhën 1 korrik 31 tetor 2010.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Kroacisë në Shqipëri, zotin z. Darko Javorski.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori kroat i beri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverise kroate, per te hequr vizat, per qytetaret shqiptare, për periudhën 1 korrik 31 tetor 2010, si nje shprehje marrëdhënieve te ngushta te partneritet dhe miqësisë qe ekzistojnë midis te dy vendeve, te cilat u anëtarësuan se bashku ne NATO dhe kane ndërtuar një game te gjere bashkëpunimi te shkëlqyer ne te gjitha fushat ne te dobi te te mirës se ndërsjelle te te dy popujve.
Ky vendim vjen edhe si rezultat i rezultateve te larta te qeverise shqiptare ne përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE, çka ka bere te mundur qe kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve ne Shqipëri te jetë në standardet me te larta ne Evrope “dhe ne presim që së shpejti shqiptaret të marrin lajmin e mirë për lëvizjen pa viza ne Be” u shpreh ambasadori kroat Javorski.
Kryeministri Berisha e falënderoi Ambasadorin kroat për ketë lajm të madh e të gëzuar qe ai u sjell sot shqiptareve dhe përmes ambasadorit Javorski i përcolli kryeministrit të Kroacisë Kosor falënderimet dhe përshëndetjet me te përzemërta. Ky vendim është një kontribut i rendesishem ne konsolidimin e mëtejshëm te marrëdhënieve te shkëlqyera mes dy vendeve dhe një ndihmese e çmuar për lëvizjen e lire te shqiptareve ne rajon.
Ne takim u theksua se vendimi për heqjen e vizave, për sezonin turistik, i cili u mor pas insistimit te qeverise shqiptare, do ti sjelle një shërbim te madh qytetareve shqiptare, qe dëshirojnë te kalojnë pushimet ne Kroaci, apo të zhvillojnë aktivitete te ndryshme tregtare me Kroacinë, por ne veçanti ai lehtëson jashtëzakonisht emigrantet shqiptare qe dëshirojnë te kalojnë pushimet ne Shqipëri me familjet e tyre dhe u duhet për ketë te lëvizin transit përmes Kroacisë.
18/06/2010