Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri të Argjentinës Torcuato Di Tella, me rastin e marrjes së detyrës
Kryeministri Berisha priti sot, në takim, ambasadorin e Argjentinës në Shqipëri, zotin Torcuato Di Tella, me rastin e marrjes së detyrës.
Në takim u vlerësuan lidhjet miqësore mes dy kombeve, në forcimin e të cilave ka dhënë kontribut edhe komuniteti me origjinë shqiptare, i cili jeton në Argjentinë i cili ka nxjerrë nga gjiri i tij emra të njohur si Ernesto Sabato. Në takim u konfirmua vullneti dhe angazhimi i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Nga e tij, ambasadori Di Tella vlerësoi traditat e mirënjohura të tolerancës e bashkëjetesës së shkëlqyer ndërfetare të shqiptarëve, si një vlerë që i nderon shqiptarët dhe historinë e tyre.
23/05/2012