E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në një takim ish-Presidentin e Bullgarisë, Stojanov dhe ish-Presidentin e Mongolisë, Bagabandi

 Kryeministri Berisha priti sot në një takim ish-Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Petar Stojanov dhe ish-Presidentin e Mongolisë, Natsagin Bagabandi, të cilët ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Crans Montana-s që po zhvillon punimet në Tiranë.  
Dy ish-Presidentët përgëzuan Kryeministrin për arritjet e Shqipërisë në fushën ekonomike dhe politike të kurorëzuara dhe me anëtarësimin në NATO në pak ditë.  
Z. Stojanov dhe z. Bagabandi theksuan se vendet që ata përfaqësojnë mbështesin rrugën që po ndjek Shqipëria për demokratizim dhe zhvillim, duke nënvizuar se arritjet e Shqipërisë këto tre vitet e fundit janë model për vendet në zhvillim. 
Kryeministri Berisha pasi i falënderoi dy  ish-Presidentët për vizitën në Shqipëri dhe interesin e tyre ndaj Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria e tij, i garantoi ata se sukseset e Shqipërisë do të jenë të vazhdueshme. 
Kryeministri diskutoi me dy-ish Presidentët mbi reformat e gjithanshme që do të thellohen edhe më tej në të ardhmen si dhe procesin e vizave me këto dy vende.
Kryeministri Berisha i garantoi ata se qeveria shqiptare do të realizojë me sukses objektivin tjetër të afërt, realizimin e zgjedhjeve të lira, transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.


26/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›