E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një ekip të Institutit për Liri dhe Demokraci me qendër në Lima, Peru

Kryeministri Berisha priti sot ekipin e Institutit për Liri dhe Demokraci me qendër në Lima, Peru dhe përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, zonjën Gulden Turkoz-Cosslett.

Në bisedë me Kryeministrin Berisha, ekipi peruan vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare në forcimin e ekonomisë se tregut. Përfaqësuesit e  ILD-së thanë se Instituti i tyre ka bërë një diagnozë të rëndësishme të informalitetit në ekonomi dhe njeh suksesin e reformave të ndërmarra dhe iniciativave, si regjistrimi i biznesit në zyrën me një ndalese (ONE STOP SHOP), reformën fiskale dhe reformën e pronësisë.

Ata theksuan gjithashtu se konstatojnë që Shqipëria ka vullnetin e duhur politik dhe është e gatshme për të ndërmarrë një faze të re të reformave në drejtim të forcimit të ekonomisë se tregut të lirë.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Shqipëri zonja Gulden Turkoz-Cosslett, u shpreh se UNDP është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në ndërmarrjen e reformave për formalizimin e ekonomisë.

Kryeministri Berisha vlerësoi gjetjet e raportit të ILD-së dhe theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme për lirinë ekonomike ne vend, reformën e pronësisë etj.

Kryeministri Berisha vlerësoi asistencën e dhënë nga UNDP dhe ILD dhe i ftoi të vazhdojnë bashkëpunimin në fazën e hartimit të reformave dhe planit të veprimit, për të çuar këto reforma në një nivel tjetër.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›