E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH ( PJESA E TRETË)

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH ( PJESA E TRETË)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash (Pjesa e tretë).

2.     Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 58 570 m2 tokё/arё, të vlerёsuar me çmimin  650 lekё/m2, me vlerё  38 070 500 (tridhjetë e tetë milionë e shtatëdhjetë mijë e pesëqind) lekë, për sipërfaqen 8 859.5 m2 tokё/truall, të vlerësuar me çmimin 1 500 lekё/m2, me vlerë 13 289 250 (trembëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 51 359 750 (pesëdhjetë e një milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.

4.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 51 359 750 (pesëdhjetë e një milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

5.     Shpronësimi të fillojё më 15.3.2008 dhe tё përfundojë më 15.6.2008.

6.     Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

7.     Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё likuidojë pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.

8.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›