E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një grup përfaqësuesish të universiteteve italiane

Kryeministri Berisha priti sot në takim një grup të përfaqësuesish të universiteteve të ndryshme italiane, të cilët ndodhen në Tiranë, në kuadër të javës italiane. Ata shoqëroheshin nga ambasadori italian në vendin tonë dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës italiane në Shqipëri.

Duke  iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha u shpreh se arsimi, në tërësi dhe zhvillimi i arsimit i lartë në veçanti përbëjnë një prioritet të rëndësishëm për qeverinë shqiptare. Kryeministri i njohu miqtë me ecurinë e zhvillimit të këtij arsimi, i cili përfshin tashmë 71 % të maturantëve që mbarojnë shkollat e mesme në vend, një shifër kjo e trefishuar në raport me vitin 2005. Në këtë kontekst, kryeministri shtoi se një punë e rëndësishme po bëhet në drejtim të rritjes së cilësisë dhe nivelit të shkollave të larta dhe universiteteve të vendit.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me Italinë në këtë fushë, nga i cili vendi ynë ka përfituar së tepërmi, duke qenë se atje ndodhen  një numër i konsiderueshëm studentësh shqiptarë. Kryeministri shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, nëpërmjet realizmit të nismave të përbashkëta.

Nga ana  e tyre përfaqësuesit e universiteteve italiane shprehën vlerësimin e tyre për përmirësimin e dukshëm në sistemin arsimor të vendit dhe ofruan mbështetjen që nëpërmjet projekteve të përbashkëta që kanë si synim forcimin e bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre italiane, si dhe dhënies të bursave për studentët shqiptarë të konsolidojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim.


05/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›