Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e Dubai Group.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e Dubai Group, Drejtorin e Përgjithshëm, zotin Soud Ba’alawy dhe menaxherin e këtij grupi zotin Abdulhakeem Kamkar.
Përfaqësuesit e Dubai Group, i përcollën Kryeministrit Berisha përgëzimet e Emirit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për arritjet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Dubai Group dhe Dubai Holding shprehën interes për të operuar në fushën financiare, në sektorin bankar dhe në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu ata shprehën interes të veçantë për të marrë pjesë në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e INSIG-ut. Grupi i investitorëve nga ishin të interesuar edhe për investime në fushën e turizmit, energjitikës, ndërtimeve, telekomunikacionit dhe në bujqësi.
Për Dubai Group, Shqipëria plotëson të gjitha kushtet për t’u bërë qëndra e bisnesit të tyre në rajon.
Kryeministri Berisha u tha investitorëve se është një shembull i mirë i asaj çfarë sjellë liria ekonomike.
Gjatë prezantimit të situatës ekonomike, Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e Group me potencialet e Shqipërisë për të thithur investime si dhe me reformat e ndërmarra në sistemin fiskal, procedurial dhe ligjor.
Zoti Berisha i siguroi investitorët se modeli i Dubait për krijimin e
“”, i përshtatet Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Group i premtuan Kryeministrit Berisha se do të nisin shumë shpejt ndërtimin e këtij projekti në Tiranë.