E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.864, DATË 5.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE, QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDENTI, PËR

                                                                                                                   V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.864, DATË 5.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE, QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDENTI, PËR MARRJEN E DIPLOMËS, PËR GRADËN SHKENCORE “DOKTOR””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të igjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave,

V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.864, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndyrshimet e mëposhtme:

1. Shkronja “c”, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) Të ketë paraqitur në këshillin e profesorëve të njësisë kryesore dosjen e plotë, që përmban edhe disertacionin e përfunduar, me një përmbledhje, të miratuar nga udhëheqësi shkencor. Pas shqyrtimit të dosjes, këshilli i profesorëve i përcjell autoritetit drejtues të njësisë kryesore vendimin për vazhdimin ose jo të procedurës së mbrojtjes së doktoratës. Kur këshilli vendos pozitivisht, ai i propozon autoritetit drejtues të njësisë kryesore edhe jurinë për mbrojtjen e doktoratës.”.

2. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Studentët, që janë regjistruar në studimet e doktoratës:

a) përpara datës 31 dhjetor 2005, kanë plotësuar kërkesat e vendimit nr.786, datë 17.12.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për kualifikimin shkencor, pasuniversitar dhe për klasifikimin e punonjësve pedagogjikë e kërkimorë”, të ndryshuar, dhe dorëzojnë në dekanat dosjen e plotë me disertacionin e përfunduar deri më 31 dhjetor 2008, kryejnë mbrojtjen e doktoratës, sipas procedurave të parashikuara në shkronjën “c”, të pikës 5, të vendimit nr.864,    datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave.

b) nga data 1 janar 2006 deri më 31 dhjetor 2007 dhe studentët e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 7, por që nuk arrijnë të dorëzojnë dosjen brenda afatit të përcaktuar më sipër, do t’i vazhdojnë studimet në ciklin e rregullt, sipas vendimit nr.786,    datë 17.12.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për kualifikimin shkencor pasuniversitar dhe për klasifikimin e punonjësve, pedagogjikë e kërkimorë”, të ndryshuar, por do të plotësojnë kriteret e pikës 5, të vendimit nr.864, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave, për mbrojtjen e doktoratës.

           c) Pas datës 1 janar 2008 e në vazhdim, i përfundojnë ato në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me vendimin nr.864, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave.”. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›