Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e Koorporatës Financiare të Bankës Botërore.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim menaxherin e Infrastrukturës për Asistencën Këshillimore të Koorporatës Financiare (IFC) të Bankës Botërore, z. Anxhelo Delatti.
Përfaqësuesi i IFC-së i prezantoi Kryeministrit Berisha procedurat dhe axhendën përfundimtare të privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it. IFC ka dhënë asistencë teknike dhe financiare në këtë proces.
Kryeministri Berisha falenderoi stafin e IFC-së për asistencën dhe garantoi mbështetje dhe transparencë në këtë akt- privatizimi të rëndësishëm për shtetin shqiptar.Procesi i privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it pritet të përfundojë në fillim të muajit shtator.