VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË BRENDSHME NGA POSTA SHQIPTARE, SHA, DHE TË POSTËS SHQIPTARE, SHA, NGA MINISTRIA E BRENDSHME, PËRKATËSISHT TË NDËRTESËS SË ISH-POLICISË NDËRTIMORE, DEGA TIRANË, DHE TË NDËRTESËS SË ARKIVI
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË BRENDSHME NGA POSTA SHQIPTARE, SHA, DHE TË POSTËS SHQIPTARE, SHA, NGA MINISTRIA E BRENDSHME, PËRKATËSISHT TË NDËRTESËS SË ISH-POLICISË NDËRTIMORE, DEGA TIRANË, DHE TË NDËRTESËS SË ARKIVIT E TË AMBULANCËS SË MINISTRISË SË BRENDSHME, DHE REFLEKTIMIN E TYRE NË VENDIMET NR.205, DATË 24.4.2003, DHE NR.363, DATË 11.6.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme nga Posta Shqiptare, sha, të ndërtesës së ish-Policisë Ndërtimore, dega Tiranë, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Postës Shqiptare, sha, nga Ministria e Brendshme të ndërtesës së arkivit e të ambulancës së Ministrisë së Brendshme, sipas formularit 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ndryshimet e sipërpërmendura të reflektohern në listat e miratuara, përkatësisht me vendimet nr.250, datë 24.4.2003, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, dhe nr.363, datë 11.6.2004, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Postës Shqiptare, sha”, të Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen ministri і Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, sha, dhe kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA