Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit amerikan BEDMINSTER CAPITAL MANAGEMENT LLC.
Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e grupit amerikan Bedminster Capital Management LLC, të kryesuar nga zoti Ronald O.Drake.
Grupi amerikan i prezantoi Kryeministrit Berisha një projekt për përmirësimin e shërbimit të diagnostifikimit të sëmundjeve. Projekti mbështetet nga Departamenti Amerikan i Thesarit dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Bedminster Capital Management LLC ka zbatuar me sukses një projekt të tillë në Bullgari dhe Rumani.
Kryeministri Berisha falenderoi investitorët amerikanë për përzgjedhjen e Shqipërisë për zbatimin e këtij projekti dhe theksoi se përmirësimi i shërbimit të diagnostifikimit përbën një nga prioritetet e qeverisë së tij, në reformën në shëndetësi.
Kryeministri Berisha siguroi investitorët amerikanë se projekti i tyre do të shqyrtohet konform legjislacionit për investimet private dhe shërbimet konçensionare.