Përfaqësuesit e USAID: Shqipëria, përparime të dukshme në zgjerimin e shërbimeve elektronike për biznesin
Përfaqësuesit e USAID-it vlerësuan faktin se tashmë gjithnjë e më shumë biznese ne Shqiperi, mbi 1000 të tilla, po paguajnë taksat në mënyrë elektronike.
Ndër të tjera, përfaqësuesit e Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit vlerësuan progresin e Shqipërisë lidhur me prokurimet elektronike. Vlera e tenderëve që po prokurohen në mënyrë elektronike arrin mbi 150 milion dollarë.
Kryeministri Berisha vuri në dukje si një arritje shumë të rëndësishme faktin e zgjerimit të QKR-së. Vetëm ne pese muajt e pare te këtij viti, u shpreh Kryeministri janë regjistruar 15 mijë biznese të reja, nëpërmjet një shërbimi që ofrohet në një ditë.
Kryeministri theksoi se qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje, duke investuar në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve elektronike në taksa dhe prokurime si dhe në regjistrimin e bizneseve. Kryeministri u shpreh se është i rëndësishëm trajnimi i punonjësve të administratës dhe bizneseve që të përdorim sa më me efektivitet këto sisteme.
Gjatë këtij takimi u diskutuan në mënyrë të veçantë për vlerësimin e projekteve të reja të qeverisë për fazën e dytë (2008-2010) për mbështetjen financiare të programeve për modernizmin e administratës. Këto programe synojnë përfshirjen sa më të gjerë të komponentit elektronik në dhënien e lejeve dhe licencave , të cilat ndikojnë në permiresimin e metejshem te cilësisë së shërbimit.