VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA MEMALIAJ-FSHAT, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA MEMALIAJ-FSHAT, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Memaliaj-Fshat, të qarkut të Gjirokastrës, që do t’i transferohen në pronësi kësaj njësie.
2. Lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 1 (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 9 (nëntë), dhe lidhja 1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Memaliaj-Fshat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA