Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë kineze, Shenzhen Sunray Group.Co. LTD.
Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesit e kompanisë kineze Shenzhen Sunray Group.Co. LTD.
Ata prezantuan disa projekt-ide për investime në Shqipëri.
Kompania kineze e informoi Kryeministrin Berisha se po studion mundësinë e investimeve në sektorin e minierave, hekurudhave dhe në porte.
Kryeministri Berisha falenderoi bisnesmenët kinezë për interesin e shprehur për të investuar në Shqipëri dhe i garantoi se projektet e tyre do të vlerësohen konform ligjeve dhe rregullave në fuqi.