E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dënon atentatin ndaj zotit Ali Ahmeti

Kryeministri Berisha dënon atentatin e djeshëm ndaj Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, zotit  Ali Ahmeti si një akt shumë të rëndë, i cili kërkon të prishë paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë.

Duke e dënuar me forcë këtë atentat, Kryeministri Berisha shpreh besimin se autoritetet maqedonase do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar, kapur dhe vendosur përpara ligjit ata që e kryen këtë akt.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›