Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e konsorciumeve elektro- industriale IC&CRL.
Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e konsorciumeve elektro- industriale IC dhe CRL.
Dy firmat italiane interesohen për investime në energjitikë.
Projektet e tyre konsistojnë në ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë diellore.
Ata prezantuan projekt-idenë për ndërtimin e 6 impianteve të energjisë në zona të ndryshme të vendit.
Në të njëjtën kohë angazhohen të ndërtojnë edhe linjat e përcjelljes së prodhimit.
Kryeministri Berisha mirëpriti projektet e tyre për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e autoriteteve shqiptare. Kryeministri i njohu më pas investitorët italianë me lehtësitë që po ofron qeveria në këtë fushe me ndërtimin e parqeve industriale.
24/11/2008