E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e konsorciumeve elektro- industriale IC&CRL.

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e konsorciumeve elektro- industriale IC dhe CRL.

Dy firmat italiane interesohen për investime në energjitikë.

Projektet e tyre konsistojnë në ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë diellore.

Ata prezantuan projekt-idenë për ndërtimin e 6 impianteve të energjisë në zona të ndryshme të  vendit.

Në të njëjtën kohë angazhohen të ndërtojnë edhe linjat e përcjelljes së prodhimit.

Kryeministri Berisha mirëpriti projektet e tyre  për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme dhe i siguroi se do të kenë mbështetjen e autoriteteve shqiptare. Kryeministri i njohu më pas investitorët italianë me lehtësitë që po ofron qeveria në këtë fushe me ndërtimin e parqeve industriale.


24/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›